Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mataroj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BABOVIT
MBARËSHTOJ

MBARËSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Kujdesem për ekonominë e shtëpisë, për tokën, për bagëtinë a për diçka tjetër me vlerë që të vejë mbarë, të përdoret e të shfrytëzohet drejt e në mënyrë sa më të dobishme dhe që të ruhet e të mos dëmtohet; rregulloj mirë dhe e vë në udhëmbarë një punë a një ekonomi; qeveris, krahishtoj. Mbarështoj shtëpinë. Mbarështojnë tokën (ekonominë, bagëtinë). Fshati kryesisht mbarështonte delen.
Sin.: amvis, mataroj, qeveris, ndreq, rregulloj, krahishtoj, mbarësoj, administroj.

RESITOJ

RESIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Rregulloj, krahishtoj, kullandris, mataroj. I resitoi të gjitha sendet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.