Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DALLKAUKËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË keq. Të qenët dallkauk; veprim a sjellje prej dallkauku. Dallkaukësitë e oborrit mbretëror . Mes kësaj batërdie hileqarësh e dallkaukësie që e paguan xhepi ynë.
✱Sin.: dallkaukllëk, dyfytyrësi, dyfaqësi, hipokrizi, poshtërsi, maskarallëk, pafytyrësi.
MASKARALLË́/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bised. 1. Veprim e sjellje prej maskarai. Veprimi i tij ishte maskarallëk i madh. Pse sillet ashtu, ç’është ky maskarallëk!?
2. Punë e poshtër dhe e ndyrë. Po jua them se çfarë maskarallëku do të bëhet. Pas kurrizit të tij po luhej ndonjë maskarallëk. Merrej me maskarallëqe. Kishte bërë një mijë e një maskarallëqe.
3. kryes. sh. Fjalë të ndyra, fjalë të liga. Nxori nga goja gjithfarë maskarallëqesh.
✱Sin.: poshtërsi, pafytyrësi, paturpësi, batakçillëk, pandershmëri, ndyrësi, pisllëk, ligësi.
MASKAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E tall, e qesëndis.
2. Ia punoj dikujt me maskarallëk.
PANDERSHMËRÍ,~A f. Të qenët i pandershëm, vetia e dikujt që është i pandershëm; kund. ndershmëri.
✱Sin.: imoralitet, amoralitet, maskarallëk.
PATURPËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët i paturp, vetia e një njeriu të paturp. Kulmi i paturpësisë. Pati paturpësinë të... Foli (u soll) me paturpësi.
2. Veprimi i një njeriu të paturp, sjellje e ulët, e paturpshme. Ka bërë paturpësi të mëdha.
✱Sin.: paturpshmëri, paturpëri, pafytyrësi, lapërdhi, maskarallëk, poshtërsi, pafytyrësi, pacipëri.
PISLLË́/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bised. 1. Ndyrësi, papastërti. Luftoj (zhduk) pisllëkun. Kishte pisllëk të madh.
2. Diçka e pistë, mbeturinë e papastër e diçkaje, papastërti, lëmishte. Hoqi pisllëqet. Kishin rënë pisllëqe mbi dysheme (mbi tavolinë).
3. fig. Punë e ndyrë, ndyrësi, keqësi. Pisllëqe të paskrahëve. Kjo binte erë pisllëk.
✱Sin.: papastërti, ndyrësi, fëlliqësi, fëlliqësirë, mbeturinë, lëmishte, batakçillëk, maskarallëk, strup.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë