Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANDROGJÉN,~I m. sh. ~E, ~ET Hormon gjinor mashkullor, që ndikon në zhvillimin e sistemit riprodhues; njëri nga hormonet gjinore mashkullore më veprues, që prodhohet nga qelizat testikulare; testosteron. Grupi i androgjeneve. Androgjeni te femrat. Rritja e nivelit të androgjeneve.
ANDROLOGJÍ,~A f., mjek. Degë mjekësore që merret me studimin, me diagnostikimin dhe me trajtimin e sëmundjeve specifike të meshkujve, me problemet e sistemit riprodhues mashkullor dhe me problemet urologjike që janë të veçanta për burrat. Specializim në andrologji. Ndjek leksionet në lëndën e andrologjisë. Libri i andrologjisë. Teoria dhe praktika e andrologjisë.
ANDROLÓGJÍK,~E mb., mjek. 1. Që merret ose që trajton problemet e sistemit riprodhues mashkullor, problemet e shëndetit gjinor dhe të traktit urologjik.
2. Që i përket andrologjisë dhe andrologut, i andrologjisë ose i andrologut. Shërbime andrologjike. Kontroll andrologjik. Sëmundje andrologjike. Specializim andrologjik.
BÍG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Degëzim më dysh i një druri, i një dege a i diçkaje tjetër; vendi i degëzimit; secila nga anët e degëzimit; bigaçe, çatall. Biga e drurit. Biga e rrugës (e lumit). Degë me bigë. E shartojmë në bigë.
2. Shkop i gjatë që ndahet më dysh në një anë dhe që përdoret për punë të ndryshme; furkë, bigaçe, furkaçe. Biga e qerres. Biga e mullarit. Bigë për dushk. I vë një bigë. Mbaj me bigë. Çdo bigë bën për furkaçe. (fj. u.).
3. Mashë a darë prej druri për të tredhur kafshët. Kap (marr) me bigë. Vë në bigë.
4. Sfurk me dy dhëmbë; çatall, çem. Bigë për të mbledhur ferra e driza.
5. Tufë me lule në majë të një shkopi të vogël pak të çarë më dysh; tufë prej dy-tri sendesh të lidhura bashkë. Bigë me manushaqe. Bigë me qershi. Bigë misrash.
6. Shkëmb me majë; vendi midis dy shkëmbinjve me majë; mal me dy maja. Biga shkëmbinjsh. Vend me biga. Mal me biga. Hipi mbi një bigë. Seç këndon thëllëza, o bigë më bigë. (folk.).
7. tek., det. Vinç i madh me dy krahë. Bigë lundruese (det.) anije me vinç të madh me dy krahë.
8. Çift, palë. Një bigë rripa opinge.
9. Një lloj hobeje me një shkopth të ndarë dysh te maja, bigëlaçe.
10. Timoni i një barke, i një anijeje etj. Biga e vaporit.
11. tek., kinem. Shtagë a shkop i gjatë që mban mikrofonin.
12. krahin. Zgavër.
13. Luspë, leskër.
14. euf., vulg. Organi seksual mashkullor.
✱Sin.: bigaçe, çatall, furkë, furkaçe, çem, çift, palë, bigëlaçe, zgavër, luspë, leskër.
♦ I mban (i bën) veshët *bigë (dikush). (dikush) shih i mban veshët ngritur (dikush). I ngriti (i bëri) këmbët bigë (dikush) mospërf. shih i bëri këmbët çift (dikush). I ngre (i bën) veshët bigë (dikush) u bë gati të dëgjojë gjithçka sa më mirë; nisi të përgjojë me vëmendje të madhe; i bën veshët pipëz; i bën veshët çift; i ngre veshët çark; i ngre (i mban) veshët përpjetë; hap veshët; i mban veshët hapur; mpreh veshët; curron veshët. Rri me *veshët bigë (dikush). E shtie (e fut) në bigë (dikë) e shtrëngoj, nuk e lë të bëjë sipas kokës; e vë në pozitë të vështirë; ia vë (ia fut) (të dyja) këmbët në një këpucë (dikujt); ia bëj vapë e shëllirë (dikujt); e fut në shtrungë (dikë).
BÍL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Organi gjinor mashkullor i të vegjëlve, bilbilush.
BÚRR/Ë,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Njeri i seksit mashkullor; njeri mashkull në moshë të pjekur. Burrë i pjekur. Burrë plak (i thyer). Burrë i martuar (i pamartuar). Burrë fjale. Burrë zakoni. Burrë i besës. Burra e gra. Burrë me qokë burrë që i zë vend fjala. Dyzet vjeç burrë. Rroba (veshje) burrash. Kostum (pallto, këpucë, këmishë, çorape) burrash. Rrobaqepësi për burra. Punë burrash. I them vetes burrë e quaj veten të rritur. Burri s’matet me pëllëmbë, po me zemër. (fj. u.). Nuk lind burri me mustaqe. (fj. u.). Druri nga pemët, burri nga punët. (fj. u.). Kalin e njeh barra, burrin e njeh fjala. (fj. u.). Kalit i ka hije shala, burrit i ka hije fjala. (fj. u.).
2. Njeri mashkull i martuar kundrejt gruas së vet, bashkëshort i një gruaje, i shoqi. Burri i parë. Grua me burrë (pa burrë). Vëllai (xhaxhai...) i burrit. Motra (tezja...) e burrit. U bë për burrë. E mori për burrë. E do për burrë. Burrë e grua, mish e thua. (fj. u.). Ç’e do mallë e ç’e do gjënë, kur s’ke burrë për të qenë. (fj. u.). Keq me burrë e keq pa burrë, keq të mos martohesh kurrë. (fj. u.).
3. fig. Njeri i fortë, trim, i besës, i fjalës e fisnik. Burrat e dheut. Burrë mbi burrat. Fjalë (besë) burri. Është burrë. E bëri si burrat. Grua më burrë se burrat. S’e bëj për burrë nuk e quaj trim, s’e çmoj. Bëhu burrë! tregohu trim e guximtar! Kush është burrë nuk frikohet / Po vdes, po vdes si një dëshmor. Miku im me vulë, / Doli burrë e deli burrë. (folk.). Muri luan, burri s’luan. (fj. u.). Kau lidhet për brirësh, burri për fjalësh. (fj. u.). Fjala e burrit - pesha e gurit. (fj. u.). Trimi njihet në shesh të burrave. (fj. u.). Mos iu tremb punës kurrë, por i qëndro si burrë. (fj. u.).
4. fig. Njeri i shquar në veprimtarinë shtetërore e shoqërore ose që udhëheq e drejton, personalitet. Burrë i madh.
✱Sin.: bashkëshort, shoq, shok), trim, fisnik, besnik, udhëheqës, personalitet, kokë.
♦ *Besë burrash (besa e burrave) etnogr. Bëhem burrë marr guxim dhe trimërohem, nuk trembem më; marr zemër. M’u bë (si) burri i nënës (dikush) përb. më është mërzitur shumë, s’e duroj dot; e urrej a e përbuz për sjelljen e tij a për marrëdhëniet e këqija që ka me mua; m’u bë njerk; nuk e shoh dot me sy (dikë). (U bë) bjeri burri burrit! (diku) u bë rrëmujë e potere e madhe diku; u kacafytën njerëzit njëri me tjetrin pa parë se ç’po bëjnë; nuk e merr vesh (nuk e njeh) i pari të dytin; (u bë) merre ta marrim. Burri i botës përçm. dikush që trimërohet pa ngurrim, por që s’e njeh njeri për të tillë; një njeri kushdo qoftë, dikushi. Si burri me burrin hapur, trimërisht, siç u ka hije burrave. Burrë me çika trim e i zoti, njeri që shquhet midis të tjerëve; s’i trembet (s’i fiket) syri (dikujt). Burri i dheut njeri i zoti, me karakter të fortë (edhe si thirror). (Burrë) katërqind *dërhemë. Burrë shteti libr. njeri i rëndësishëm e me funksione të larta shtetërore; personalitet shoqëror (politik). *Fjalë burri. Na dy *groshë e më qaj burrin! përçm. (Është) një burrë e gjysmë (dikush) është trim i madh, është trim e shkuar trimit, është trim mbi trima. S’ka burrë nëne... s’ka njeri aq të aftë e të zotin që t’ia dalë në krye një pune a që t’i dalë përpara dikujt; s’ka bir nëne... S’ka *lidhje burri (dikush) përb. Pesë (dy) *para burrë (njeri). Në *shesh të burrave (të mejdanit). Tre *pëllëmbë burrë keq.
BUÇURRÚC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin., euf. Organi seksual mashkullor.
DYGJYMTÝRËSH,~E mb., gjuh. Që ka dy gjymtyrë, që përbëhet nga dy gjymtyrë. Terma dygjymtyrësh. Fjali dygjymtyrëshe (p. sh. dielli ndriçon). Kundërvënie dygjymtyrëshe (p. sh. njëjës – shumës, mashkullor – femëror).Njësi frazeologjike dygjymtyrëshe.
ÉM/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. Fjalë a grup fjalësh me të cilën quhet një njeri, një kafshë, një send, një dukuri, një vend etj., për ta dalluar nga të tjerët. Emër i ri (i vjetër). Emër shqiptar (i huaj, i njohur, i panjohur). Emra historikë. Emër gjeografik. Emri i babait (i nënës, i vëllait, i motrës, i burrit, i gruas). Emri i kalit (i qenit, i lopës). Emrat e bimëve. Emri i vendit. Emri i krahinës (i malit, i fushës, i qytetit, i fshatit, i lagjes, i rrugës). Emri i shkollës. Emra artistësh. Emri dhe mbiemri. Listë emrash. I vë emrin quaj. Ndryshoj emrin. E thërras me emër. - Si e ka emrin? - Si ta thonë emrin? Emër i ngjitur nofkë. Pa emër anonim. Emër për emër duke e përmendur secilin me emër. Flas (veproj) në emër të dikujt flas (veproj) me porosi të dikujt. E njoh vetëm me emër dikë nuk e njoh vetë, i di vetëm emrin.
2. gjuh. Fjalë që shënon qenie, send, dukuri, veprim etj. dhe që lakohet sipas numrit, gjinisë, rasës dhe trajtës. Emër i përgjithshëm (i përveçëm). Emër konkret (abstrakt). Emër përmbledhës. Emër mashkullor (femëror, asnjanës). Emër i shquar (i pashquar). Lakimi i emrave. Gjinia (rasa) e emrit. Numri i emrit. Formimi i emrave.
3. fig. Mendim i mirë ose i keq që është krijuar nga shoqëria për dikë e për diçka; famë. Njeri me emër të mirë (të keq). Fitoi (ka) emër. Është me emër është i njohur, i dëgjuar, i shquar.
4. fig. Njeri i dëgjuar. Emrat e mëdhenj të historisë. Është me emër në këtë fushë. Ka emër në sportin e futbollit.
5. fig. Autor i një vepre (letrare, artistike e shkencore). Është një emër i ri në poezinë (shkencën) shqiptare. Liria ka një emër.
✱Sin.: fjalë, famë, nam, reputacion, autor.
♦ Bëri emër (dikush) shquhet, u bë i famshëm, njihet nga të gjithë për diçka; la emër; ka emër të madh. I doli emri (dikujt) u zu në gojë nga dikush për mirë a për keq ose për të bërë diçka; e njohin të gjithë, u bë i famshëm. S’i kam dëgjuar as emrin (dikujt a diçkaje) nuk e njoh fare, s’e di kush është a ç’është. (Është) sa për emër (dikush a diçka) nuk bën asgjë; është sa për të thënë, është kot; nuk hyn në punë a s’bën asnjë punë, është pa rëndësi. Ka emër të madh (dikush) është shumë i njohur e i përmendur, ka nam të madh. La emër (dikush) e kujtojnë për të mirë, ka punuar a është sjellë mirë dhe është bërë i paharruar; bëri emër. I ngre emrin (dikujt a diçkaje) bëj që të çmohet më shumë nga të tjerët, bëj që ta vlerësojnë më shumë, t’i çmojnë cilësitë, vlerat a meritat. I njollosi emrin (dikujt) i cenoi nderin, nuk e ruajti të pastër figurën e tij, e bëri për turp; i vuri njollë. E quaj me emrin e vet (diçka) e them diçka ashtu si është në të vërtetë, flas haptas, drejt, shkurt e shkoqur, pa e zbukuruar gjërat; i vë emër (diçkaje). Iu shua (iu harrua, i humbi) emri (dikujt) shpërf. vdiq e s’e kujton më njeri, e kanë harruar të gjithë, nuk përmendet kurrë e nga askush; i humbi vula. I vë emër (diçkaje) e përcaktoj diçka drejt e haptas dhe e paraqes sipas vlerës a sipas rëndësisë që ka, e karakterizoj pa zbukurime e pa i hequr gjë, e quaj ashtu siç është; e quaj me emrin e vet (diçka).
FEMËRÓR,~E mb. 1. Që mund të lindë fëmijë; që pjell të vegjël ose vezë; që i përket femrës, i femrës. Organet riprodhuese femërore.
2. Që lidhet me vajzat a me gratë; që është vetëm për vajza e për gra. Lëvizja femërore. Kolektiv femëror. Institut femëror.
3. Që është veçori e femrës, që ka tiparet a cilësitë e një femre. Fytyrë (pamje) femërore. Zëra femërorë. E qeshur femërore.
4. bot. Që ka vetëm vezore (për lulet). Lule femërore.
5. gjuh. Që shënon a që tregon një frymor femër ose një send, i cili gramatikisht merret si femër; kund. mashkullor. Lakimi i emrave femërorë. Gjinia femërore (gjuh.) kategori leksiko-gramatikore e emrave dhe e disa përemrave, të cilët shënojnë një frymor femër ose një send që nga ana gramatikore merret si femër; kategori gramatikore e mbiemrave dhe e disa fjalëve të tjera që lidhen me emra a me përemra të tillë dhe që përkojnë me ta.
6. let. Që e ka theksin në rrokjen e parafundit. Varg femëror. Rimë femërore.
KY dëft. (gjin. i këtij, dhan. këtij, kallëz. këtë) 1. Zëvendëson një emër mashkullor që tregon një frymor a një send për të cilin flitet ose ndodhet afër folësit. Ky foli dhe jo ai.
2. bised. Tregon një qenie a një send në përgjithësi; para një emri mashkullor në njëjës përforcon karakterin dëftues a përcaktues. Ky këtu. Këtë dimër. Në këtë çast.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë