Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mashbigë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MASHË

MÁSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mjet prej hekuri me dy krahëgjatëdalin nga një pikë e përbashkët dhe përfundojnë me majakthyerafund, i cili përdoret për të kapur thëngjijndezur ose për të përpushur zjarrin. Mori me mashë një thëngjillndezur. Kap (zë, mbaj) me mashë një urë zjarri. E trazoi zjarrin me mashë. Shprushi me mashë zjarrinoxhak. Mashë prej druri s’bëhet. (fj. u.).
2. fig., zakon. keq. Njeri që e përdor dikush tjetër për qëllimet e veta, vegël. E shpëtoi (dikë) që ta kishte mashë për vete. Ishte (u ) masha e të tjerëve. I rrinte mashë dikujt ishte i gatshëm t’i shërbente për çdo gjë. Kur ka mashën, pse të djegë dorën?(fj. u.) kur mundpërdorë dikë tjetër, nuk ka përse e bën vetë një punëvështirë ose të rrezikshme.
Sin.: mashbigë, bigë, shkullojë, lugë, cimbidh, heqëse, furracë, vegël.
U mashë (e dikujt) keq. u vu në shërbimdikujt dhe ia kryengjitha punët e liga; u vegël (e dikujt). Po i dhe mashën, të kërkon edhe kacinë (dikush) shihi jep gishtin e të merr (të rrëmben) dorën (dikush). *Mishmashë. I është nxehur masha në të dyja anët (dikujt) është krijuar një gjendje e vështirë kur dikush nuk di si të veprojë; ështëmëdyshje, s’di si të bëjë, si të përgjigjet a ç’anëmbajë; i grinden trutë (dikujt);as me buaj e as me qe (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.