Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJYMTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur gjymtoj a gjymtohem. Gjymtim shpirtëror. Gjymtimi i njeriut. Gjymtimi i veprës.
2. Cen në gjymtyrët ose e metë trupore, që shkaktohet nga ndonjë fatkeqësi, sëmundje etj. Pësoi gjymtim. I shkaktoi gjymtime.
✱Sin.: cungim, gandim, sakatim, cenim, cungim, masakrim, gjymti, sakatllëk.
MASÁK/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. Vrasje e therje e njerëzve të pambrojtur në masë dhe në mënyrë mizore; shfarosje në masë; kasaphanë, kërdi, mizori. Masakër e madhe (e shëmtuar). Masakrat e fashistëve. Bëri masakra.
2. fig. Dëm i madh që i bëhet diçkaje, shkatërrim a gjymtim i rëndë i diçkaje. Masakër elektorale.
✱Sin.: vrasje, therje, kasaphanë, kërdi, mizori, vrasi, masakrim, gjakderdhje, dëm.
PASHIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i shikueshëm, që nuk mund të shikohet; kund. i shikueshëm. Masakrim (trup) i pashikueshëm. Plojë e pashikueshme.
SHFÉRRJ/E,~A f. sh. ~, ~ET Veprimi kur zhdukim dikë a diçka përgjithmonë, shfarosje. Shferrja e popullsisë vendase. Shferrja e gjallesave. Shferrje masive. Shferrja e atij lloj dreri nuk kishte më kthim pas.
✱Sin.: asgjësim, përfarim, shfarim, zhbërje, zhdukje, shuarje, masakrim, plojë, gjakderdhje, shkatërrim, kërdi, masakër, kasaphanë, mizori.
VANDALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vandalizoj a vandalizohet. Vandalizim i pamëshirshëm. Vandalizim barbar. Vandalizimi i monumenteve.
2. Gjendja kur përdoret dhunë e pamëshirshme dhe terror ndaj njerëzve të pafajshëm. Vandalizimi i njerëzve.
✱Sin.: dhunim, terrorizim, masakrim, shkatërrim.
VRAÇÍM,~I m. 1. Veprimi kur vraçoj a vraçohem; kërdi; kasaphanë. Vraçim i madh. Vraçim mizor. Vraçim i njerëzve të pafajshëm. Vraçimi i kafshëve (i qenve).
2. Gjendja kur vraçoj në masë. Vraçim i rëndë. Vraçim i paparë. Vraçim në numër të madh.
✱Sin.: vrasi, masakrim, kërdi, kasaphanë, gjakderdhje, shfarosje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë