Fjalori

Rezultate në përkufizime për “martire”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DËSHMORE

DËSHMÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajofal jetën për liri e për drejtësi shoqërore, për të mirën e popullit e të atdheut. Dëshmore e lirisë. Të dhëna nga jeta e dëshmores.
2. vjet. Dëshmitare.
Sin.: e rënë, martire, fli, dëshmitare.

FLIJIMTARE

FLIJIMTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Martire. E përkujtuan flijimtaren.

MARTIR

MARTÍR,~E mb. 1. Që pranon vdekjen në vend që të heqë dorë nga besimi i vet fetar. Misionarë martirë.

2. Që vuan shumë dhe jep jetën për një çështje të lartë e të shenjtë Popull martir. Kosova martire. Në Drenicën martire. I këndoj Borovës (tokës) martire.

3. Që sakrifikon jetën për diçka me vlerë të madhe. Poet martir.

MARTIRE

MARTÍR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që pranon vdekjen në vend që të heqë dorë nga besimi i vet fetar.

2. Ajo që vuan shumë e jep edhe jetën për një çështje të lartë e të shenjtë (për çlirimin a për mbrojtjen e Atdheut, për drejtësinë shoqërore, për besimin fetar etj.), ajo që sakrifikon veten për një kauzë; dëshmore. Martirja e kombit. Martirja e re.

3. Ajo që jep jetën për diçka me vlerë të madhe. Martire e dashurisë.

MARTIRIZUAR

MARTIRIZÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajoështë martirizuar, ajo që ka rënë martire.

SHAHITE

SHAHÍTE,~JA f. sh. ~E, ~ET vjet. 1. Ajoështëdijenidrejtpërdrejtë të një fakti (e ka parë, e ka dëgjuar) dhe thirret për të dëshmuar rreth tij, dëshmitare. Doli si shahite. E thirrën për shahite. Ishte shahitja e vetme e atij aksidenti.
2. Ajo që sakrifikon në mënyrëvullnetshme jetën, pa marrë parasysh rreziqet, dëshmore. Ra shahite. Kishte edhe grakishin rënë shahite. Shkolla mbante emrin e shahites.
Sin.: dëshmitare, dëshmuese, dëshmore, martire, veqile.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.