Fjalori

Rezultate në përkufizime për “martir”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FLI

FLI,~AI f. sh. ~, ~TË 1. fet. Qenie e gjallë (kafshë, shpend, etj.) që theret si dhuratë për nder të Perëndisë; kurban, sakrificë. Bënë fli një qengj pa të meta.

2. Ai që jep jetën për një qëllim madhor, për një çështje të madhe, për interesa të lartë kombëtarë e njerëzorë; martir, theror, dëshmor. Ra fli.

Sin.: kurban, sakrificë, martir, theror, dëshmor.

Bëhem (bie) fli flijohem; sakrifikohem për dikë a për diçkashenjtë a të shtrenjtë. E bëj fli (dikë a diçka) e flijoj; e sakrifikoj për dikë a për diçka.

FLIJIMTAR

FLIJIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Martir. Ra si flijimtarët.

MARTIR

MARTÍR,~E mb. 1. Që pranon vdekjen në vend që të heqë dorë nga besimi i vet fetar. Misionarë martirë.

2. Që vuan shumë dhe jep jetën për një çështje të lartë e të shenjtë Popull martir. Kosova martire. Në Drenicën martire. I këndoj Borovës (tokës) martire.

3. Që sakrifikon jetën për diçka me vlerë të madhe. Poet martir.

MARTIR

MARTÍR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që pranon vdekjen në vend që të heqë dorë nga besimi i vet fetar.

2. Ai që vuan shumë e jep edhe jetën për një çështje të lartë e të shenjtë, ai që sakrifikon veten për një kauzë (për çlirimin a për mbrojtjen e Atdheut, për drejtësinë shoqërore etj.); dëshmor. Martirët e At­dheut (e lirisë). Martirët e Borovës. Gjaku i martirëve. Varret e martirëve. Përkujtimi i martirëve të rënë për Atdhe. Dha jetën si martir. U ngrit një obelisk në kujtim të martirëve.

3. Ai që jep jetën për diçka me vlerë të madhe. Martir i dashurisë.

MARTIRIZIM

MARTIRIZÍM,~I m. 1. Veprimi kur martirizoj dikë ose kur martirizohem. Martirizimi i heronjve. Dita e martirizimit. Përkujtoj martirizimin e dy shqiptarëve.
2. Vuajtje e rëndë dhe e gjatë që e heq një martir; therori. Martirizim i gjatë.
Sin.: therorizim, therori, flijim.

MARTIRIZOJ

MARTIRIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E dënoj dhe e vras për përkushtimin ndaj një kauzemadhe, e bëj martir. Pushtuesimartirizoi një numërmadh shqiptarësh.
2. E mundoj apo e sfilit shumë dikë trupërisht e shpirtërisht, e përndjek me egërsi, e torturoj. Martirizon një popull heroik.
Sin.: therorizoj, flijoj, mundoj, sfilit, përndjek, torturoj.

MARTIRIZUAR

MARTIRIZÚAR (i, e) mb. 1. Që e kanë vrarë për një kauzëmadhe, që ka rënë martir. Prift i martirizuar. Ushtarëmartirizuar.
2. Që ka vuajtur dhe është torturuar si martir. Popull i martirizuar.
Sin.: i therorizuar, i flijuar.

MARTIRIZUAR

MARTIRIZÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është martirizuar, ai që ka rënë martir. martirizuarit për atdhe.

PASHTRISHËM

PASHTRÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mundshtrihet.
2. fig. Që nuk gjunjëzohet, që nuk shtrihet përdhe; i pagjunjëzueshëm. Popull martir e i pashtrishëm.

SHAHIT

SHAHÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. 1. Ai që ështëdijenidrejtpërdrejtë të një fakti (e ka parë, e ka dëgjuar) dhe thirret për të dëshmuar rreth tij, dëshmitar. Kam shahit gjithë fshatin. U thirr shahit. E morën për shahit. I duhej një shahit që e kishte parë vetë ngjarjen.
2. Ai që sakrifikon në mënyrëvullnetshme jetën, pa marrë parasysh rreziqet, dëshmor. Ra shahit. Emri i shahitit. Shahitëve u kishin bërë një lapidar.
Sin.: dëshmitar, dëshmues, dëshmor, martir, veqil.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.