Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LUTERANÍZ/ËM,~MI m., fet. Degë e krishterimit, një nga rrymat kryesore të protestantizmit, e bazuar në mësimet dhe doktrinën e Martin Luterit. Luteranizmi është një lëvizje fetare reformuese që ndihmoi në formimin e shumë kishave protestante.
MARTÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Alcedo atthis) Zog me sqep të gjatë e trup të vogël, me krahë e shpinë ngjyrë blu të shndritshme dhe pjesën e poshtme të barkut në ngjyrë të kuqërreme, që e ndërton folenë nëpër vrimat në shpatet e lumenjve dhe ushqehet kryesisht me peshq të vegjël e amfibë. Martini quhet edhe martin peshkatari.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë