Fjalori

Rezultate në përkufizime për “marrosem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BELETIS
LAFITEM

LAFÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Çmendem, më ikin mendtë. Lafitem pas tij. Nga terri lafitem fare.
Sin.: marrosem, lajthitem.

LAJTHITEM
MARROHEM

MARR/ÓHEMI jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Marrosem, çmendem, luaj mendsh. Ajo marrohej përpara tij. Ata marroheshin dhe heshtnin.

MARROSJE

MARRÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi dhe gjendja kur marros dikë ose kur marrosem. Marrosja e mendjes. Marrosja pas sportit. Marrosjet e vogëlushëve pas përrallave me princër e princesha.

SHKALLOHEM

SHKALL/ÓHEMI jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Prishem mendsh, jepem shumë pas diçkaje. Shkallohem pas saj. Po shkallohem nga vetmia. Më merrtelefon, para se të shkallohem.
2. pës., vet. v. III e SHKALLÓJ.
Sin.: çmendem, marrosem, marrohem, shpërmendem, prishem, përprishem, lajthitem, marrakotem, mëkeqem, çartem, shkalem, ndërkrehem, këmbehem, trenohem, tërbohem, lënurem.

TAFTIS

TAFTÍS vep., ~A, ~UR bised. 1. kal. Dalldis dikë (zakonisht falë bukurisë trupore, ojnave, zgjuarsisë, etj.), i marr mendtë, e bëj si të marrë, e lë gojëhapur; pataks, mahnit (dikë), taftoj. Bukuroshjavallëzonte, taftisi krejt sallën.
2. jokal. Dalldis pas dikujt, a pas diçkaje, mbetem pa mend, mahnitem. Taftisi djali pas asaj çupe.
3. Hipëntaft (në fron).
Sin.: dalldis, marros, pataks, mahnit, taftoj, dalldisem, marrosem, pataksem, mahnitem.

TAFTISEM

TAFTÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Jepem krejt pas diçkaje a pas dikujt; shkalloj, çmendem, marrosem, pataksem. U taftis pas kafshëve (pas lulishtes, pas sportit). Djali u taftis pas asaj vajze.
2. pës. e TAFTÍS.
Sin.: dalldisem, marrosem, pataksem, mahnitem.

TRAVITEM

TRAVÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Trullosem, çmendem fare, humb vetëkontrollin. U travit djali (vajza). U travitën nga skenatpanë.
2. pës. e TRAVÍT.
Sin.: çartem, prishem, çmendem, marrosem, marrohem, tërbohem.

TRENOHEM

TREN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Prishem nga mendtë, shkalloj; çmendem nga gëzimi a nga mërzia e madhe etj.; më hipën inatikokë, tërbohem. U trenua kali. U trenua djali (çika).
2. vetv. Jepem shumë pas diçkaje; çmendem për të, marrosem.
3. pës. e TRENÓJ.
Sin.: çmendem, marrosem, shkallohem, tërbohem.

TRENOJ
ÇAPËRDISEM

ÇAPËRDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vet. v. III Copëtohet keq buka a ndonjë ushqim tjetër, shqyhet.
2. vetv., fig. Ngatërrohem, hutohem. U çapërdisa nga ato që dëgjova.
3. vetv., fig. Humb mendjen, çmendem.
4. pës. e ÇAPËRDÍS.
Sin.: ngatërrohem, hutohem, çmendem, marrosem.

ÇMENDEM

ÇMÉND/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Humbas aftësinë për të menduarmënyrë normale, sëmurem nga mendja, më del vetja jashtë kontrollit; shkalloj, marrosem. U çmend nga hidhërimi (nga vuajtjet). Po çmendet nga dhimbja. - Mos u çmende? I dha lëng lakrash që t’i shtohej etja e të çmendej fare.
2. vetv. Sillem si i marrë, tërbohem, marrosem. Po çmendej nga inati. Ishte çmendur nga urrejtja. I pa që heshtnin e u çmend.
3. vetv., fig. Ndiej një gëzim ose një kënaqësijashtëzakonshme. Po çmendej nga gëzimi. U çmend kur e pa. Turma e çmend me golin e tretë.
4. vetv., fig. E dua dhepëlqen jashtë mase dikush a diçka, jam tepër i dhënë pas dikujt a diçkaje. Është çmendur pas saj. Çmendet pas muzikës (pas futbollit). Tani në maj çmenden nga dashuria. Të gjithë do të çmendemi prej saj.
5. pës. e ÇMEND.
Sin.: shkalloj, marrosem, lajthitem, tërbohem, mahnitem, çakërdisem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.