Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MARRÓQ,~E mb. 1. Që vepron e sillet si i marrë, që nuk arsyeton plotësisht në rregull. Këto fjalë iu ngulitën si thumb në trurin e tij marrok.
2. I metë nga mendja, budalla, torollak. Ishin dhjetë vajza, pesë të mençura e pesë marroqe.
3. Që të acaron dhe të lodh, irritues. Diku ngjitur nisën të bënin muzikë nën ritmet marroqe të një kënge.
✱Sin.: i marrë, i metë, budalla, torollak.
SHKÁRË (i, e) mb., 1. Që ka rrëshqitur. Stomak i shkarë.
2. bised. Që është i çmendur, i rrjedhur. Djalë i shkarë. Grua e shkarë nga mendja.
✱Sin.: i marrë, i lajthitur, i luajtur, i kërcyer, i kapërcyer, i shkalluar, shkallaq, i trentë, marrak, marruk, marrash, marrok, marroq, i marrosur, i ndërkryer.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë