Fjalori

Rezultate në përkufizime për “marroj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AGRAIS

AGRAÍS vep., ~A, ~ÚR bised., kal. Çmend, marroj, marros, frikësoj shumë dikë. E agraisi djalin.
Sin.: frikësoj, tremb, tut, tmerroj, çmend.

BAJATIS

BAJATÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Bajatos.
2. fig., keq. I flas keq dikujt a e fyej paratjerëve; e turpëroj, e bajatoj, i hedh lerë. bajatis kotkoti.
Sin.: turpëroj, bajatoj, marroj, përmarroj, zhburrnoj, vrugoj, vrug, fëlliq, njollos, telendis, sterroj, zezoj, korit, korishtoj.

TRAVIT

TRAVÍT vep., ~A, ~UR kal. E trullos, e lë pa fjalë, e çmend fare. Ia traviti djalin.
Sin.: çart, prish, çmend, marros, marroj, tërboj.

VËRZHGOJ

VËRZHG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Çjerr lëkurën, e gërvisht; e nxij nga një goditje etj. E vërzhgoi lëkurën.
2. fig. I nxij fytyrën dikujt, e bëj me turp, turpëroj. Ia vërzhgoi fytyrën.
Sin.: vrugoj, vredit, gërvisht, grith, gërric, rrip, dërrmish, gërdhuc, marroj, turpëroj, poshtëroj, korit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.