Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BAJATÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Turpërohem, koritem, njollosem.
2. Fyhem, prekem nga sjellja a fjalët e dikujt.
✱Sin.: turpërohem, bajatohem, marrohem, përmarrohem, zhburrnohem, vrugohem, fëlliqem, njollosem, telendisem, sterrohem, zezohem, koritem, korishtohem.
►SHKALL/ÓHEMI jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Prishem mendsh, jepem shumë pas diçkaje. Shkallohem pas saj. Po shkallohem nga vetmia. Më merr në telefon, para se të shkallohem.
2. pës., vet. v. III e SHKALLÓJ.
✱Sin.: çmendem, marrosem, marrohem, shpërmendem, prishem, përprishem, lajthitem, marrakotem, mëkeqem, çartem, shkalem, ndërkrehem, këmbehem, trenohem, tërbohem, lënurem.
►TURPËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Më lind ndjenja e turpit nga diçka e pahijshme a e pandershme, bëhem me turp; më nxihet faqja; druhem, më vjen turp para dikujt. U turpërua menjëherë. Turpërohet shumë. S'ke turp të turpërohesh. U turpërua kur e pa.
2. pës. e TURPËRÓJ.
✱Sin.: marrohem, skuqem, cenohem, zhburrnohem, zhburrërohem, fëlliqem, ndyhem, njollosem, telendisem, sterrohem, koritem, druhem, damkosem, baltosem, çnderohem, përdhosem.
►VËRZHG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Më çirret lëkura me diçka të mprehtë në majë, më bëhet gërvishtje e madhe; më nxihet lëkura nga një goditje e fortë, më vrugohet. U vërzhgua në fytyrë. Iu vërzhgua lëkura.
2. fig., vetv. Turpërohem, bëhem me turp; më nxihet fytyra. U vërzhgua keq. Iu vërzhgua fytyra (faqja).
3. pës. e VËRZHGÓJ.
✱Sin.: vrugohem, vreditem, çirrem, gërvishtem, grithem, gërricem, rripem, dërrmishem, gërdhucem, marrohem, turpërohem, poshtërohem, koritem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë