Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MARRAKÓTJ/E,~A f. 1. Veprimi dhe gjendja kur marrakot dikë ose kur marrakotem.
2. Marramendje. Lëvizje këmbësh, duarsh e kokash, gjithçka u përzje në marrakotje.
3. fig. Trullosje, hutim, turbullim. Të gjitha këto marrakotje i ka nga dashuria. Veprimet e tij treguan një marrakotje të qartë. Qe një vendim i marrë pak në marrakotje.
TRULLÓSJ/E,~A f. 1. Humbje pjesërisht e vetëdijes; marrje mendsh nga ndonjë goditje në kokë, nga alkooli a nga ndonjë rrotullim i fortë. Trullosje nga vapa (nga rakia). Trullosje nga rruga plot kthesa.
2. Hutim, turbullim (i mendjes), shastisje, qorrollisje. Trullosje e lehtë. E ka nga trullosja.
✱Sin.: trallisje, turbullim, shushatje, shastisje, marrakotje, tërmekje, hutlim, hutim, habitje, trallisje, turbullim, çakërdisje, marramenth, nanurisje, marramendje, kalamendje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë