Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MARKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund ta markoj; që mund të markohet; kund. i pamarkueshëm. Përdor një aplikacion që është plotësisht i personalizueshëm dhe i markueshëm. Zgjedh një emër domeni që është i markueshëm. Ambalazhet duhet të jenë lehtësisht të identifikueshme, të markueshëm e të etiketueshëm. Ai është vështirësisht i markueshëm kur e ka topin në këmbë.
PAMARKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i markueshëm; që nuk mund të markohet, që është e vështirë ta markosh; kund. i markueshëm. Lojtar (sulmues) i pamarkueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë