Fjalori

Rezultate në përkufizime për “markuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MARKOHEM

MARK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e MARKÓJ. Kontenieri ishte markuar nga skaneri me shenjëverdhë.

MARKOJ

MARK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vendos një shenjë për ta dalluar, e bëj me shenjë, shenjoj. Markoj territorin.
2. sport. Mbroj kundërshtarinlojërat me top, mbuloj. Mbrojtësi po markonte mesfushorin kundërshtar. Duhet ta kishte markuarmirë flokëverdhin që të mos e bënte dot golin.
3. biol., mjek. Tregon praninë e diçkaje, e një karakteristike kimike ose fizike në ADN.
4. gjuh., vet. v. III Tregon klasën a funksionin gramatikor ose semantik të një fjale, si për shembull mbaresat e zgjedhimitfoljeve, mbaresat e lakimitemrave etj.; e bën një element gjuhësor më të dallueshëm sesa një tjetër. Markon zanoren.

MARKUAR

MARKÚAR (i, e) mb. 1. Që ka një a më shumë shenja dalluese, që është vendosur shenjë për ta dalluar, që është markuar. Shteg turistik i markuar për ecjekëmbë.
2. bot., biol. I përcaktuar qartë dhemënyrëdukshme.
3. sport.mbron kundërshtarinlojërat me top, që markon kundërshtarin. Sulmuesi ra në zonën e penalltive, i markuar nga një mbrojtës i shkathët.
4. gjuh. është element gjuhësor më i dallueshëm sesa një tjetër; kund. i pamarkuar. Fjalë e markuar. Zanore e markuar.

PAMARKUAR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.