Fjalori

Rezultate në përkufizime për “marker”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MARKER

MÁRKER,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Lloj stilolapsi me majë të gjerë që përdoret për të shkruar në sipërfaqe të ndryshme (në letër, plastikë, dru etj.). Përdor një marker të përhershëm (akrilik, me bazë uji). Mësuesi shkroi me marker blu në dërrasën e bardhë të klasës. Nënvizova disa fjalë në tekst me një marker të kuq.

2. biol. Çdo ndryshim në një sekuencëacideve nukleike të ADN-së ose të tiparevetjera gjenetikemundpërdoren për qëllime identifikimi. Ka shumë markera gjenetikë në çdo kromozom.

3. mjek. Substancë fiziologjike që, kur është e pranishmesasi jonormaleserum, mundtregojë praninë e sëmundjes, si p.sh. të një tumori malinj, të një sëmundje zemre etj.; biomarker.

4. mjek. Tipar fizik specifikpërdoret për të matur a për të treguar efektet ose përparimin e një sëmundjeje, të procesi a të një gjendjeje siç është plakja, formimi i vajit etj.; biomarker.

MARKUES

MARKÚES,~E mb. 1. Që ka shenjë dalluese; që shenjon. Është një qytet markues për kombin.
2. sport. mbulon dikë tjetërlojërat me top.
3. biol., mjek.shërben si marker biologjik ose mjekësor.
4. gjuh.tregon klasën a funksionin gramatikor ose semantik të një fjale, si për shembull një mbaresë e zgjedhimitfoljeve.

MARKUES

MARKÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Shenjëshërben për të dalluar diçka, shënjues. Vunë markuesin.
2. biol., mjek. Marker. Një markues i ri për sëmundjet e zemrës. Markuesit tumoralë.
3. sport. Ai që mbulon dikë tjetërlojërat me top. Një mbrojtës i kompletuar dhe markues i shkëlqyer.
4. gjuh. Elementtregon klasën a funksionin gramatikor ose semantik të një fjale, si për shembull një mbaresë e lakimitemrave. Markues i eptimit.

NËNVIZUES

NËNVIZÚES mb. 1. shërben për të nënvizuar diçka në një tekst. Lapsa nënvizues. Marker nënvizues.
2. fig. Që vë në dukje diçkamënyrëveçantë; që tërheq vëmendjen e dikujt mbi rëndësinë e diçkaje duke e sqaruarmirë; theksues. Rrëfimi bëhet nënvizues e provokues. Momenti nënvizues i rrezikshmërisë së injorancës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.