Fjalori

Rezultate në përkufizime për “margjinalizoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MARGJINALIZOJ

MARGJINALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E trajtoj si të parëndësishëm dikë ose diçka (për një njeri, grup, koncept, fe etj.); e trajtoj si diçka periferike. E margjinalizon problemin e origjinalitetit. Margjinalizoj çështjen kryesore. Margjinalizoj një forcë politike.

MBRINJOJ

MBRINJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përkul diçka pak anash a brinjazi; e bëj si hark, e lakoj.
2. I kthej anash, i shtrembëroj (për sytë). Mbrinjoi sytë.
3. E ngre diçka pak nga njëra anë ose e vë në brinjë. E mbrinjoi kapakun e tenxheres për t’i dalë avulli.
4. fig. Nuk i kushtoj vëmendje, e lë mënjanë, mënjanoj, shpërfill, margjinalizoj.
Sin.: harkoj, anoj, përkul.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.