Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRÝM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT dhe ~RA, ~RAT 1. Reshje e ngjashme me borën, që formohet si shtresë shumë e hollë nga ngrirja e vesës ose e mjegullës mbi sipërfaqen e tokës, mbi bar, mbi fletët e bimëve, mbi sendet e ftohta etj.; vesë e ngrirë. Bryma e parë. Bryma e vjeshtës. Brymë në Sahara! Cipë bryme. Ra brymë. Pamje e bukura e brymës. E zuri (e prishi) bryma. Mimozat shpërthejnë papritur përmes brymës së pemëve. Rrofsh sa kungulli në brymë! (tall.). Mori çika vetullkurorë, / A je brymë a je borë. (folk.). Bryma s'bëhet dëborë. (fj. u.). Ajo brymë për atë frymë është bërë. (fj. u.).
2. Shtresë e hollë kristalesh akulli që formohet nga ngrirja e avujve ose e lagështirës së ajrit në sipërfaqen e sendeve të ftohta, në frigoriferë etj.
✱Sin.: brazimë, mardhë, çaf, ciknë.
♦ Brymë në diell diçka që mbaron shpejt, që zhduket menjëherë, që shkrin sakaq pa lënë gjurmë; shkrihet (humbet, tretet) si kripa në ujë (diçka). Brymë para diellit diçka së cilës do t’i vijë fundi shpejt, diçka që s’e ka të gjatë; diçka së cilës i vjen e keqja prapa. Aq sa mban bryma fare pak; shumë shpejt, menjëherë; sa të marrësh frymë; sa të thuash një.
FTÓHTË,~T (të) as. 1. Gjendja kur ajri ka temperaturë të ulët, kohë e ftohtë, klimë e ftohtë; mjedis që të mban ftohtë a që të bën të mërdhish; ftohtësi, kund. të ngrohtët; të nxehtët. Të ftohtë i madh. E duronte të ftohtët. Kam të ftohtë mërdhij.
2. Sëmundje që shkaktohet nga ftohja dhe që shfaqet te njerëzit ose te disa kafshë me pezmatim të pleurës së mushkërive, plevit; e ftohur. Paska marrë të ftohtë.
✱Sin.: e ftohtë, ftohtësi, ftohtësirë, mardhë, plevit.
NGRÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dukuri meteorologjike që ndodh kur temperatura e shtresës së ajrit pranë tokës zbret nën 0°C; kohë e ftohtë në të cilën ngrin uji; të ftohtë me akull, që dëmton bimët; acar. Bëri ngricë e madhe atë dimër. Ngricat e pranverës (pranverore). Ngricat e mëngjeseve. Bën ngricë. Ra ngrica. Agrumet duhen mbrojtur nga ngrica.
✱Sin.: acar, dimër, mardhë, ngrijë, akullimë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë