Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mardh”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BRESHTEM

BRÉSHT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Ngrij, bëhem akull, pres gozhdë (thumba). Nuk i la të breshteshin në të ftohtë.
2. Bëhem i vrazhdë, egërsohem, më hipin kacabunjtë. U breshtua kot me djalin.
3. pës. e BRESHT1.
Sin.: egërsohem, ashpërsohem, acarohem, inatosem, zemërohem, kreshpërohem, ngrij, mardh, mërdhij, thahem, tartarosem.

BUNDË

BÚND/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Pallto prej stofi a prej lëkure me lesh përbrenda, qyrk, gëzof. - Qitma bundën kryes se po mardh! (folk.).

MARDH

MARDH vep., ~A, ~UR jokal. Kamftohtë, ngrijftohti, mërdhij, cingëroj. Mardh shumë. I mardhin duart (veshët).
Sin.: ngrij, mërdhij, cingëroj.

MARDH
MËRDHIJ

MËRDHÍ/J vep., ~VA, ~RË 1. jokal. dhe kal. Ndiejftohtë, kam ftohtë, mardh. A mërdhive mbrëmë? Mërdhiu natën. Më mërdhijnë duart.
2. jokal. dhe kal. Kam shumë ftohtë, ngrij ngaftohtit, mardh. Eja futu brenda se paske mërdhirë! Kur dola nga shpella, era m’i shpoi sytë dhemërdhiu deriasht. Ndize zjarrin se mërdhimë!
3. fig., jokal. Marr fund, mbaroj. Ajo ka mërdhirë. Vetëm njeriu që i ka mërdhirë shpirti nuk qesh më.
Sin.: mardh, mërdhas, ngrij, thahem, thaj, tartaros, tartarosem.

NARTH

NARTH vep., NÍRTHA, NÍRTHUR jokal. Mardh, mërdhij. Po narth prej të ftohtit. Ajo nerth si macet. A po nirthni ju? Narthin fëmija kur është ngricë. Nirthëm sot, qenka shumë ftohtë. Kush nuk zhegitet verës (në punë), nerth dimrit. (fj. u.).

PLEVITOS

PLEVITÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. I shkaktoj dikujt plevit; bëj që të marrëftohtë. E plevitosi era (të ftohtët).
2. Bëjmërdhijë shumë. Na plevitosi era e lindjes.
Sin.: ftoh, ngrij, mardh.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.