Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MANTÍLL,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Bluza e bardhë e gjatë që mbajnë mjekët dhe infermierët. Infermierja kishte veshur mantillin e bardhë.
2. Pardesy e gjatë. Mantill lëkure.
3. Pallto e gjatë. Mantill i ngrohtë për dimër.
4. Robëdëshambër. Mantill për banjë.
5. Këmishë nate e gjatë dhe me mëngë të gjata. Mantill nate transparent. Mantill me dantellë.
6. Fustan i gjatë, me mëngë të gjata, zakonisht prej materiali të hollë, që e përdorin gratë kryesisht për raste solemne. I ka folur njëra me shami e me mantill.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë