Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HISTEROMANÍ,~A f. Prirje e tepruar, obsesive ose e pakontrolluar ndaj sjelljeve histerike; formë maniake e histerisë.
MANIÁK,~E mb. 1. mjek. Që vuan nga sëmundja e manisë dhe shfaq sjellje të dhunshme ose të çuditshme. Sindroma maniake depresive. Episode maniake. Pacientët maniakë.
2. Që ka një zakon të çuditshëm ose një dëshirë të tepruar dhe të vazhdueshme për të bërë diçka, që ka një mani. Ëndrra të sajuara nga gënjeshtarët maniakë. Është maniak i shpejtësisë. Është maniake pas pastërtisë.
MANIÁK/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. mjek. Ajo që vuan nga sëmundja e manisë dhe shfaq sjellje të dhunshme ose të çuditshme. Maniakia merrte mjekim të rregullt për çrregullimet e humorit.
2. Ajo që ka interes shumë të madh për një aktivitet të veçantë, ajo që ka një mani. Një maniake e salloneve të bukurisë. Maniaket e këpucëve të shtrenjta.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë