Fjalori

Rezultate në përkufizime për “malteze”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DHI

DHI,~A f. sh. ~, ~TË 1. Kafshë me trup sa delja me brirë e me leshgjatë, të drejtë e të ashpër, e cila mbahet për qumështin, leshin, mishin dhe lëkurën. Dhi e bardhë (e zezë, e larme). Dhi shytë. Rritja e dhive nëpër male. Mish (lesh, qumësht, gjalpë, lëkurë) dhie. Bari dhish. Brirë dhie. Djathi i dhisë është më i shtrenjti. Dhiamalësi, deljavërri (fj. u.). secili duhetqëndrojëvendin e vet, gjithçka duhet vënëvendin që i përket.
2. zool. Pjesë e parë e disa emërtimevepathjeshta për llojendryshme dhish. Dhi malteze dhi e një racemirëjep shumë qumësht. Dhi mali dhi me trupfortë e përshtatur për t’u mbajturzona malore. Dhi cjapore dhi me brirë si të cjapit. Dhi e egër kafshë e ngjashme me dhinë, me brirë shumëgjatë e shumë e zhdërvjellët, e cila jetonmalelarta e të thepisura.
*Bari dhish keq. E bëri *çorap me lesh dhie (diçka) iron. Ble dhi pa gjetur barí (dikush) tall. e bën diçka para kohe, nxiton e bën një punëpapjekur; nuk i mendon mirë gjërat, është i nxituar; djali pa lerë e djepi blerë iron. *Cjapi mish e dhia tavë mospërf. Ku di dhia ç’është tagjia (ç’është kulumbria)! mospërf. nuk është i zoti dikushvlerësojë atë që është me të vërtetë e mirë dhe me vlerë (zakonisht për dikëështë i prapambetur e i pagdhendur); ku di derri këmborë! *Dhentë e dhitë e Zeres nami i Kapllan Qeres! Dhi arrakate shar. vajzë që nuk mblidhetshtëpi, që bredh poshtë e përpjetë; vajzë e egër, e pashtruarpunë a në shkollë; dhi e egër. Dhi e egër vajzë a grua e gjallë a e shkathët, por jo e afrueshme; dhi arrakate shar. (Njihet) si dhia në mes të dhenve bie në sy menjëherë në mes të tjerëve, dallohet qartë për keq; nuk i përshtatet mjedisit ku ndodhet, është i huaj për rrethin ku jeton; (njihet) si kau balash. Dhia mish e cjapi tavë mospërf. është e njëjta gjë, nuk ka ndonjë dallim, është njësoj; po ajo gjë a po ai njeri; cjapi mish e dhia tavë; mish me presh e presh me mish; Ali hoxha e hoxhë Aliu. Si dhia thikën me shumë frikë nga diçkapritetndodhë e që do t’i kushtojë shumë, me tmerr; me zemërngrirë; me gjakngrirë. Dhi (dele) në mes të ujqve ai që ështërrezikmadh, në rrethana ku mundzhduket, pa mbrojtje e shumë i rrezikuar. Dhi e zgjebosur e bishtin përpjetë (cakërr) mospërf. njeri i pavlerë, por mendjemadh; njeri që s’ka asgjë ose që s’është i zoti për asgjë, por hundëpërpjetë; edhe qeros, edhe qibar (fodull); breshri e rreh e hunda me majë. I flas për *dhentë e më kthehet për dhitë (dikush) bised. tall. Ia fsheh *brirët dhisë (dikush) keq. E futën në *vathëdhive (dikë). I kanë ikur dhitë (dikujt) tall. nuk ështërregull nga mendja, ka shkarë, nuk ështëvete, s’ështëterezi; ka lajthitur, ka shkalluar ca; e kanë çukitur pulat (dikë) tall.; s’ështëterezi (dikush); s’është në liq (dikush); kund. i erdhën dhitë (dikujt)tall. Ka *syrin e dhisë (dikush) iron. Si *këmbët e dhisë mospërf. I kërkon *brirë dhisë shytë (dikush) iron. Kërkon *kec nga dhia shterpë (dikush). Mjel një *dele e një gjysmë dhi (dikush). Mori *udhën e dhive (dikush) iron. Ndaj *dhentë (delet) nga dhitë. Një nga dhia e dy nga vija (dy nga vija e një nga dhia) ka më shumë ujë se qumësht a se një pije tjetër. Rri me *dhen e flet për dhi (dikush) keq. Pesë dhi gjashtë zile shumë zhurmë se punë; shumë vetë që s’bëjnë ndonjë gjë të madhe, por e fryjnëshumë sesa është. *Shakull dhie me lesh përbrenda përb. I erdhën dhitë (dikujt) tall. shih i erdhën mendtë2; kund. i kanë ikur dhitë (dikujt) mospërf.

MALTEZ

MALTÉZ,~E mb. 1. Që ka të bëjë me Maltën, me popullin, me gjuhën ose me kulturën e saj; që është karakteristik për Maltën ose për maltezët, i Maltës ose i maltezëve; që është krijuar nga maltezët. Populli maltez.
2. Që i takon një race dhish me gjinjmëdhenjjapin shumë qumësht dhe e kanë origjinën nga Malta. Mbante dy dhi malteze.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.