Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUZËPLÁSUR mb. 1. Që i ka buzët të çara, buzëçarë, buzëprerë. Buzëplasur nga vapa e madhe.
2. fig. Që ka hequr shumë në jetë, që s’i qesh buza nga vuajtjet, i hidhëruar; si mallk. që i plastë buza! Me lot në sy e buzëplasur. Më mirë i varfër e i lumtur, sesa i pasur dhe buzëplasur. (fj. u.).
3. I dëshiruar për diçka, buzëpjekur. Shkoi i malluar e buzëplasur.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve 2, 3 të mbiemrit. Seç më plase buzën moj, / O moj buzëplasur. / Ka nja dy-tri ditë moj, / Që nuk më je qasur. (folk.). Qafëthyeri gjen buzëplasurin. (fj. u.).
✱Sin.: i pikëlluar, i djegur, i përvëluar, i shumëvuajtur, buzëdjegur, buzëpërvëluar, buzëshkrumb, buzëqarë.
DËSHIRÚAR (i, e) mb. 1. Që e duam, që na pëlqen, që e dëshirojmë; që dëshirohet a kërkohet sipas disa rrethanave, që synohet të arrihet; që u përgjigjet dëshirave e kërkesave të dikujt; i dëshirueshëm; i duhur; kund. i padëshiruar. Përfundimi i dëshiruar. Zgjidhja e dëshiruar. Shpejtësia e dëshiruar. Shiu kaq (aq) i dëshiruar.
2. Që e ka marrë malli për dikë, që digjet nga dëshira e madhe për diçka që i mungon ose për t'ia arritur një qëllimi; që është dëshiruar për dikë a për diçka; kund. i padëshiruar. Prindër të dëshiruar. I dëshiruar për fëmijë. Njerëz të dëshiruar për liri.
3. Që shpreh një dëshirë të zjarrtë, dëshirues. Sy të dëshiruar.
✱Sin.: i dëshirueshëm, i duhur, i përvëluar, i përgjëruar, i përmalluar, i malluar, dëshirues.
MÁLLSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I përmalluar, i malluar, i mallëngjyer, dëshirues. Takim i mallshëm. Këngë e mallshme. Vaj (vajtim) i mallshëm.
NOSTALGJÍK,~E mb. 1. Që është i malluar. Njeri nostalgjik. Është nostalgjik i peshkimit.
2. I përmallshëm. Këngë nostalgjike.
3. si em. Ai që është i malluar. Nostalgjikët e lumit. Nostalgjikët e monarkisë. Nostalgjikët e Vaçe Zelës.
SERDALÍ,~E mb. Që ka mall për të tjerët; i mallëngjyer. Ishte kthyer serdali nga kurbeti. Vajza serdalie u takua me prindërit. I priti dhe i përcolli babai serdali.
✱Sin.: i emocionuar, i përmalluar, i malluar, i ngashëryer, i ngashëruar, i përdëllyer.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë