Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mallohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LEKTIS

LEKTÍS vep., ~A, ~UR jokal.merr malli shumë për dikë, më këputet shpirti për të; kam dëshirëmadhe për diçka, ma do zemra shumë. Lektisi pas fëmijëve. Lektisi për nënën. Lektisnin për portokalle.
Sin.: mallohem, përmallohem, mallëngjehem, vuaj.

LEKTISEM

LEKTÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Lektis. U lektisa për t’i dëgjuar zërin. Iu lektis zemra e ka marrë malli shumë për dikë.
Sin.: mallohem, përmallohem, mallëngjehem, vuaj.

MALLOHEM

MALL/ÓHEMI jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Ndiej mallmadh, mbushem me mall; përmallohem, mallëngjehem. Mallohem për familjen. Mallohej për nënën (për fëmijët). Jam malluar shumë. Mallohet për të shkuarën. M’u mallua syri për vendin tim.
Sin.: përmallohem, mallëngjehem.

MALLOSEM

MALLÓS/EMI jovep., ~A (u), ~UR vetv. Më zë shumë malli për dikë a për diçka, mallohem.
Sin.: mallohem, përmallohem, mallëngjehem.

MALLËTOHEM

MALLËT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. ngjall mall, mallohem. Mallëtoheshin për nënë e për baba.

PËRMALLOHEM

PËRMALL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Mallëngjehem. U përmallua kur u nda me prindërit.
2.merr malli shumë për dikë a për diçka, mallohem. Përmallohet fëmija për të ëmën. Përmalloheshin për vendlindjen.
Sin.: mallëngjehem, mallohem, përmallem, lektisem, prekem, drithërohem, dëshirohem, digjem, zhuritem.

ÇMALLOHEM

ÇMALL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Çmallem; kund. mallohem. Qiellin do të bredh me ty të çmallohem. Unë ëndërroj edhe çmallohem. Por sa çmallohet aq edhe mallohet

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.