Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VERÍ,~UII m. VeroreIII. Bëri fresk me verore.
✱Sin.: murrlan, burri, magjethatë, murran, furfule, malijë, goren, vore, fërtymë.
♦ M’u bë mendja veri nuk mund të qetësohem ngaqë mendoj shumë për të bërë diçka, më ka shkrepur për diçka dhe dua ta arrij patjetër; jam trullosur fare, s’jam në vete; m’u ngrit mendja. U bë veri (dikush) iku shumë shpejt; u zhduk shumë shpejt; u bë erë; u bë lepur; ia mbathi me të katra; s’i zënë këmbët dhe (dikujt). Ia bëri mendjen veri (dikujt) e nxiti a e bindi që të mendojë shumë për diçka dhe ta bëjë sa më parë; e bëri të mos mendojë shumë e gjatë për diçka, t’ia hyjë pa e vrarë mendjen; ia ngriti mendjen; ia bëri mendjen firifiu. E ka mendjen veri (dikush) është mendjelehtë, fluturon kot më kot; e ka mendjen firifiu; (është) ku rafsha mos u vrafsha; është si era e malit; ia ka marrë mendtë era (dikujt). E kthen *gëzofin ngafryn veri (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë