Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BATËRDÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Dëm i rëndë, shkatërrim i madh, prishje e rrënim; e keqe e madhe; kërdi. Një batërdi e vërtetë. Batërdi madhe (mjedisore). Bëri batërdinë. Sëmundjet malarike bënin batërdi. Kulmi i batërdisë. Pas dhjetë vitesh batërdie. Nuk tha asgjë për këtë batërdi. Pas asaj batërdie të përditshme.
2. Zhurmë e madhe, rrëmujë me potere e shamatë. Batërdi e madhe. - Ç'është gjithë kjo batërdi?
✱Sin.: dëm, shkatërrim, prishje, rrënim, kërdi, potere, shamatë.
BURBÚJ/Ë,~A f. 1. Lëvizje e çrregullt dhe e shqetësuar e një turme njerëzish, zakonisht me zhurmë; bujë e madhe. Burbujë zërash e britmash. Plasi burbuja. Jashtë bëhej burbujë e madhe. Valë që përplaseshin me burbujë. Dëgjova burbujë e bërtima.
2. fig., keq. Zhurmë e madhe; gurgule. Burbujë reklamash. Burbujë propagandistike. U largua pa burbujë. Ky projekt u paraqit me burbujë.
3. bised. Dëm i rëndë, batërdi, kërdi. Sëmundjet malarike bënin burbujë.
✱Sin.: rrëmujë, trazirë, turbullirë, zhurmë, tollovi, katrahurë, zallamahi, mishmash, gjullurdi, pazar, paçariz, potere, gurgule, llazurë, shkatërrim, batërdi, rrënim, kërdi.
ÉTH/E,~JA f. kryes. sh. ~E, ~ET 1. Gjendje e sëmurë e trupit të njeriut me zjarrmi dhe zakonisht me të dridhura; temperaturë e lartë e trupit; ndezulli. Ethe me të dridhura. E zunë (e kapën) ethet. E dredhin ethet. E bluan (e dërrmuan) ethet. Më shtypin ethet më kanë zënë pak ethet. Ethe të rrasëta. Ethet e lindjes infeksion që shkaktohet te gruaja pas lindjes ose pas dështimit.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme sëmundjesh që zakonisht shkaktojnë zjarrmi e të dridhura. Ethe malarike. Ethet e verdha sëmundje ngjitëse që shfaqet përnjëherësh me temperaturë të lartë, dhembje koke e të shpinës, me përzierje dhe të vjella. Ethet e gushtit (e verës, e vjeshtës). Ethet e kënetës malaria. Ethe Malte bruceloza.
3. Pjesë e dytë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme bimësh. Bar ethesh bot. trikë. Lule ethesh bot. trikë. Shkurrja e ethes.
4. kryes. sh., fig. Gjendje me ndjenja të forta, shqetësime të mëdha, dëshira të zjarrta etj.; frikë e madhe. Ethet krijuese. Ethet e lojës. Ethet e provimeve. Ethet e arit.
5. fig., krahin. Herpes. Më kanë dalë ethet. Kam një ethe në buzë.
✱Sin.: zjarrmi, ndezulli.
♦ Ethe behari njeri që s’të ndahet e të bën dëm të madh, njeri që të qepet e të prish punë; ethe e butë. Ethe e butë keq. njeri që të dëmton pa u dukur e pa u ndier; ethe behari; thëngjill i mbuluar; limë e butë. S’të fal as ethet e gushtit (dikush) përb. është shumë dorështrënguar, s’i del gjë nga dora; nuk të ndihmon në asnjë rast; s’të jep as barin e pezmit (e zgjebes); s’të jep as litar për t’u varur; s’të jep as gur për të çarë kokën; kund. ndan kafshatën e gojës (e fundit) (me dikë). I hynë ethet (dikujt). 1. Dridhet nga të ftohtit a nga frika; e zunë ethet (dikë); e zunë ethet e gushtit (dikë); i hynë të dridhurat; e zuri tartakuti (dikë) bised. 2. I erdhi një dëshirë e zjarrtë për të bërë diçka, për të marrë diçka etj., u ndez. I shtiu (i futi) ethet (dikujt) e trembi shumë, i futi frikën; e bëri të dridhet nga frika. E zunë ethet (dikë) u tremb shumë, i ka hyrë frika; i hynë ethet; e zunë ethet e gushtit; e zunë shtatë palë ethe; e zunë të dridhurat. Të zënçin ethet e gushtit! mallk. E zunë ethet e gushtit (dikë) u tremb shumë, i hyri frika, dridhet nga tmerri; e zunë ethet; e zunë shtatë palë ethe; i hynë ethet (dikujt); e zunë të dridhurat. E zunë shtatë palë ethe (dikë). 1. E zunë ethe të forta, me zjarrmi e të dridhura. 2. U tremb shumë, u tmerrua deri në palcë dikush, i hynë të dridhurat nga frika; e zunë ethet; e zunë ethet e gushtit.
MALARÍK,~E mb. 1. Që lidhet me sëmundjen e malaries, që është karakteristike për malarien, i malaries. Ethe malarike. Epidemi malarike. Infeksion i rëndë malarik.
2. Që vuan nga malaria (dikush). Fëmijë malarikë.
3. Që është burim a vatër për përhapjen e malaries. Vend malarik. Zonë malarike. Këneta malarike.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë