Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LAKMITÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka lakmi; ajo që shpreh lakmi; lakmuese. Lakmitarja e fshatit.
✱Sin.: lakmuese, gllabëruese, ngrënëse, makute, lakute, ladute, e panginjur, lëfose, llufitëse, e etshme, lubi, grykëse, hamëse, barklubi, barkpangopur, barkshpuar, barkthese, barkpanginjur, gojëlubi, zhvatëse, zhvatarake, thonjgjatë, përlarëse, llupëse, e pangopur, hamëtore, përpirëse, fytëse, fytmadhe, gushëshpuar, e babëzitur, zorrëshpuar, grykësore, babëziare, grabitëse, grabitqare, e zijosur, barkaçe, barkashore, resëtare, ziliqare, nepsqare.
MAKÚTK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Makute.
VAMPÍR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. mit. I vdekur që, sipas besimeve, gjoja del natën nga varri për të thithur gjakun e të gjallëve; lugat.
2. fig., keq. Ai që shfrytëzon pa mëshirë të tjerët, gjakpirës, shfrytëzues. Ai është si vampiri, nuk ka mëshirë në askënd. Vampirët e bankave makute.
3. fig., keq. Hamës i madh, llupës; ai që s'ka të ngopur, i pangishëm. Ai ngopet aq sa ngopet vampiri.
✱Sin.: hije, xhind, vurkollak, jud, kukuvriq, llabiç, grykës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë