Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MAKSIMÚM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. kryes. nj. Sasia më e madhe ose shkalla më e lartë e mundshme, niveli më i madh a caku më i lartë që mund të arrihet; gjithçka që është e mundshme; kund. minimum. Sa është maksimumi që mund të paguash për këtë shtëpi? Njihet maksimumi i shpejtësisë që arrin avioni. Dha maksimumin e tij në provim. Kaq është maksimumi i mundësive tona si komunë. E shiti me maksimumin e shiti me çmimin më të lartë. Maksimum biologjik (biol.) caku më i lartë i temperaturës, në të cilin bëhen të mundura proceset jetësore të një organizmi dhe sipër këtij kufiri nuk vazhdojnë më.
2. drejt. Dënimi më i madh; kund. minimum. U dënua me maksimumin. I dhanë maksimumin.
3. meteor. Zonë e shtypjes atmosferike më të lartë; kund. minimum. Maksimumet subtropikale.
MAKSIMÚMI ndajf. Të shumtën, shumë-shumë; jo më shumë se (me fjalë që shënojnë sasi); kund. minimumi. Ka punuar maksimumi dy vjet. Maksimumi për tri ditë jam aty. Keni maksimumi edhe dy minuta kohë. Maksimumi, të lihet një afat dymujor. Zgjedhjet do të bëhen maksimumi deri në prill. Masa e gjobës është maksimumi 500 apo 1000 lekë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë