Fjalori

Rezultate në përkufizime për “maksimum”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MAKSIMUM

MAKSIMÚM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. kryes. nj. Sasia më e madhe ose shkalla më e lartë e mundshme, niveli më i madh a caku më i lartëmundarrihet; gjithçkaështë e mundshme; kund. minimum. Sa është maksimumimundpaguash për këtë shtëpi? Njihet maksimumi i shpejtësisëarrin avioni. Dha maksimumin e tij në provim. Kaq është maksimumi i mundësive tona si komunë. E shiti me maksimumin e shiti me çmimin më të lartë. Maksimum biologjik (biol.) caku më i lartë i temperaturës, në të cilin bëhenmundura proceset jetësore të një organizmi dhe sipër këtij kufiri nuk vazhdojnë më.
2. drejt. Dënimi më i madh; kund. minimum. U dënua me maksimumin. I dhanë maksimumin.
3. meteor. Zonë e shtypjes atmosferike më të lartë; kund. minimum. Maksimumet subtropikale.

MINIMUM

MINIMÚM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. kryes. nj. Sasia më e vogël ose shkalla më e ulët ndërtjerat në një radhëcaktuar, madhësia minimale; caku më i ulët a më i poshtëm deri ku mundarrijë diçka; më e pakta; kund. maksimum. Minimumi i domosdoshëm i mjeteve për të jetuar. Minimumi i njohurive. Minimumi i mundësive. Minimumi i të ardhurave (i shpenzimeve). Minimumi i kohës (i punës, i pagës). Minimumi është tri ditë. Pakësohet uji i lumitminimum. Dha (mori) minimumin në punë. Ofron minimumin e shërbimeve. Rriten minimumet dhe maksimumet e vlerave ekstremetemperaturavemotit. Minimum biologjik (biol.) caku më i ulët temperaturës, prejcilit fillojnë proceset jetësoreorganizmave dhe nën të nuk vazhdojnë.
2. drejt., bised. Dënimi më i vogël; kund. maksimum. I dhanë minimumin. U dënua me minimumin. Rritenmënyrëqartëgjitha minimumet e dënimeve.
3. meteor. Zonë e shtypjes atmosferike më të ulët; kund. maksimum.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.