Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MÁKRO- fjalëform. 1. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që i përgjigjet nga kuptimi fjalës i madh, p.sh. makrofaunë, makroevolucion, makroklimë, makromolekulë, makrosistem, makrostrukturë, makroskopik etj.; kund. mikro-.
2. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që i përgjigjet nga kuptimi diçkaje që lidhet me gjithë fushën a sferën sesa me një pjesë specifike ose të detajuar të saj.
MAKROSKOPÍK,~E mb. 1. Që është i madh dhe shihet me sy të lirë, që nuk ka nevojë të përdoret mikroskopi për ta parë a për ta hetuar. Në nivel makroskopik.
2. Që lidhet me vëzhgimet e bëra me sy të lirë. Ekzaminim makroskopik i organeve. Vlerësim përfundimtar makroskopik i trupit. Bëj përshkrimin makroskopik. Bëj testimin makroskopik të lëngut.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë