Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MAKÁR pj., bised. 1. Përdoret për të shprehur miratim, lejim a pranim, por pa dëshirë (me folje në mënyrën lidhore). Makar le të jetë (le të bëhet) edhe kështu! Makar le të vijë edhe ai.
2. Përdoret për të shprehur dëshirë; të paktën, së paku; qoftë edhe... (me folje në mënyrën lidhore). Makar të binte një shi. Makar të me jepte gjysmat. Makar nesër, por ta sjellë. E shijoj çdo gjë që ha, makar bukë e djathë.
OSE lidh. 1. Përdoret (edhe e përsëritur) për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali, që veçohen njëra nga tjetra, kundërvihen nga kuptimi a këmbehen me njëra-tjetrën. Njëri ose tjetri. Këtë ose atë. Ose unë ose ti. Ose kështu ose ashtu. Ose lexon ose shkruan.
2. Përdoret, kryesisht e përsëritur, për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali, që përjashtojnë njëra-tjetrën; o. Ose tani ose kurrë. Ose sot ose asnjë herë. Ky ose ai.
✱Sin.: o, a, apo, ndo, ndaç, qoftë, makar, ja.
PÁKTËN (të) ndajf. 1. Në sasinë ose në masën me të vogël të mundshme a të domosdoshme, aq sa duhet të jetë, të ketë a të bëhet medoemos, aq sa kërkohet patjetër; jo më pak se... Duhet të pushojë të paktën dy muaj. Duhen të paktën mijëra lekë. Mori të paktën dhjetë copë. E ka parë të paktën dy herë.
2. Në rast se nuk ka tjetër mundësi, në rast se nuk bëhet dot ndryshe. Të paktën rri sonte. Të paktën të ma kishte thënë.
✱Sin.: së paku, e pakta, paksëpaku, tekefundit, tekembramja, pakmos, mostjetër, makar, dobare, sadomos.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë