Fjalori

Rezultate në përkufizime për “makë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BËLTACË
CERGË

CÉRG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Qilim ose mbulesë e ashpërështë punuar zakonisht me lesh dhie. Cergë e dhirtë. Shtroj cergën. Hedh një cergë. Mbuloj me cergë.
2. Pëlhurë merimange. Cergë merimange. End cergën. Zë cerga. Fshij cergat.
3. Cipë e hollë; pëlhurë e hollë, tis. Cergë e mëndafshtë.
4. kryes. sh. Rreckavjetra, rrobagrisura e të bëra zhele, lecka. Vishej me ca cerga. Mori cergatkrahë. Mblodhi cergat. U fare cergë. Flak (hedh) si një cergë.
5. vjet. Shatorre e bërë me cohëhollë; tendë. Cerga e stanit. Ngre (prish) cergën.
Sin.: shkorsë, merimangë, cerimangë, pezhishkë, endëz, shtrat, shtrap, brimajë, makë, pëlhurë, tis, cergurinë, lecka, rrecka, zhele, tendë.
U cergë (dikush); u leckë (dikush). I bëhet cergë (dikujt) iu ngjit dikujt, iu qep, s’i ndahet; i veteshtëpi tjetrit e rri për një kohëgjatë, pa ia kuptuar a pa ia përfillur dëshirën, sa bëhet i mërzitshëm; i zë derën. Cergë e re krahin. njerisapo ka krijuar familjevete. I hodhi cergën (dikujt) keq. e turpëroi keq, e bëri me turp; i vuri njollëkeqe; ia nxiu faqen; ia nxiu fytyrën; i la hijen e marres; kund. ia zbardhi faqen. Mblodhi (ngriti) cergat (dikush) mospërf.; ngriti (mblodhi) leckat (dikush) mospërf. Zuri cergë (dikush); zuri brumë (dikush). Ka zënë cerga (dikush a diçka) është shumë i ndotur ngaqë nuk është pastruar prej kohësh. I kanë vënë (i kanë zënë) sytë cergë (dikujt) nuk e sheh qartë gjendjen rreth e rrotull, është verbuar e nuk i kupton gjërat siç janë; i janë veshur sytë; i kanë vënë (i kanë zënë) sytë perde.

CIPË

CÍP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëvore e hollëvesh diçka, lëkurë; shtresë e hollëmbulon sipërfaqen e diçkaje. Cipë e hollë. Cipa e qepës. Cipa e mollës (e pjeshkës). Cipa e kokrrave të rrushit. Cipa e vezës. Cipa e qumështit. Cipa e gjellës. Cipë akulli. Cipa e drurit. Cipa e plagës. Zë (vë) cipë. I prish (i heq) cipën. Ha me gjithë cipë.
2. anat. Lëkurë ose ind i hollë, që vesh a mbulon një organ. Cipa e brendshme. Cipa e barkut. Cipa (korja) e trurit. Cipa e qelizës. Cipa e mukozës. Cipë dhjami. Cipa e veshit. Cipa e virgjërisë. I vuri cipë syri.
3. bised. Sipërfaqja e një ujiqetë. Cipa e ujit. Cipa e liqenit (e kënetës).
4. fig., bised. Tërësia e vetive morale të një njeriundershëm, turpi e sedra që e mbajnë njeriun të mos bëjë veprimepalejueshme; tërësia e rregullave dhe e normave moraleshoqërisë, që mbrojnë nderin e saj. Njeri me cipë. Sjellje pa cipë. Ska fytyrë e cipë. Ruaj cipën. S’u mbetet cipë. Bëj diçka për cipë. Plasi cipa, doli kripa. (fj. u.). Ka cipë (nder) faqe.
5. bised. Pëlhurë e hollë pambuku; basmë. Cipë me lule. Cipë për fustan. Futë prej cipe.
6. bised. Shami koke për gra. Cipë e zezë (e bardhë). cipën. Lidh cipën.
7. fig. Diçkambulon ose që fsheh, mbulesë, perde. Mbuloj me një cipë. I hedh cipën (një ngjarjeje, veprimi etj.). Heq (gris) cipën.
8. krahin. Petë byreku ose ëmbëlsire. Byrek me dyzet cipa.
Sin.: lëvore, lëkurë, lëkurëz, zhapë, cefël, caf, membranë, lëmazë, vemesë, kore, perde, lëpe, makë, ajkë, prask, basmë, shami, petë, mbulesë, napë, pëlhurë, luspë, nder, turp, faqe, namus.
Cipë dhjami (për diçka) shumë i hollë. Cipë e kockë shih kockë e lëkurë. Cipë qepe shumë i hollë; i tejdukshëm. Ia çori cipën (dikujt) keq. ia nxori turpin; e bëri që të mos ketë cipë. Ia grisi cipën (dikujt a diçkaje) e zbuloi, e bëriduket siç është; ia nxori bojën. Hedh cipën e zezë. 1. Vishem në të zeza; bie në zi. 2. S’di ku të futem nga turpi. E hoqi cipën e zemrës (dikush) foli hapur e sinqerisht, nuk mbajti asgjëfshehtë; e hapi zemrën; s’mban (gjë)trup. Kam cipë jam njeri i ndershëm, prekem e turpërohem për gabimet e të metat e mia; jam njeri me sedër; kam (një) fytyrë; kam gjakfytyrë (faqe). E mbështjell me një cipë (diçka) përpiqem ta fsheh diçka ose të mos krijoj një farë dyshimi rreth saj. I ka plasur (i ka dalë) cipa (peta) (e ballit) (dikujt) keq. s’ka turp fare, s’do t’ia dijë për turpe, nuk skuqet, është bërë i pacipë; i ka plasur damari (i ballit); i ka plasur perdja; nuk ka perde (dikush); s’ka ujë në sy (dikush); i doli hurimajëkokës; i është bërë faqja rrogoz; i doli boja; as skuqet e as zverdhet (dikush); e ka ngrënë turpin me bukë (dikush); nuk e ka për gjë (dikush); e ka fytyrën shtatë hektarë (dikush). E vesh me cipë (dikë) e mbaj shumë mirë, i siguroj një jetesëmirë e të rehatshme, i japgjithamirat, kujdesem shumë për të; e mbajpëllëmbë (shuplakë)dorës.

LËMYSHK

LËMÝSH/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. bot. Bimë e thjeshtë, zakonisht e gjelbër e në trajtandryshme, që nuk ka ndarjekërcell e në gjethe dherritetvende të lagëta, në ujë, mbi trungun e drurëve, mbi gurë e tjegulla, mbi mure etj.; myshk. Lëmyshk uji (lumi, kroi, burimi). Lëmyshk guri (shkëmbi, muresh). Lëmyshk drurësh (lisi). Lëmyshk bjeshkësh (pyjesh). Erë lëmyshku. Mbledh lëmyshk. Ka zënë (ka vënë) lëmyshk muri.
2. fig. Ajombulon a që e bënharrohet diçka, pluhur. Lëmyshku i kohës.
Sin.: lëmashkë, myshk, makë, makrosë, plis, shtrap, pluhur.

MAKROHET

MAKR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III 1.makë a lëmyshk; qelbet, prishet (për ujin, për pijet ose për lëngjet e tjera).
2. fig. Qelbet, prishet. Bota po makrohet.
Sin.: qelbet, prishet.

MAKROSË

MAKRÓS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Cipa e gjelbërzënë përsipër ujërat e ndenjura; lëmyshkzënë sendetvendet me lagështirë; makë, shtrap. Makrosa e ujit. Makrosa e shekës së djathit.
2. anat. Cipë e mishtë si sfungjer, që mbështjell e ushqen pjellën te gruaja shtatzënë ose te femrat barrsa të gjitarëve dhe që del jashtë bashkë me të, shtrat, placentë, makthIII, magë.
3. Dylli i veshit. Makrosa e veshit.
Sin.: cipë, makë, shtrap, shtrat, placentë, makthIII, magë, dyllë.

MYSHK
NGJITËS

NGJÍTËS,~II m. sh. ~, ~IT 1. Lëndë veshtullore ose përzierje e disa lëndëve, me të cilën lyhen sipërfaqet e dy fletëve a të dy pjesëve për t’i ngjitur; lëndëshërben për të ngjitur, zamkë. Ngjitës i lëngshëm (i trashë). Lyej me ngjitës. Tutkalli është ngjitës i mirë. Ngjitës i skaduar.
2. bot. (lat. Galium aparine) Bimë barishtorerritet ndër ara e nëpër gjerdhe, me kërcellhollë e të gjatë si të kulprës, me gjetheçara e me gjemba, që të ngjiten pas trupit, dhe me lulebardha në të gjelbër, që lëshojnë disa faramurrme.
3. bot. (lat. Hendera Helix) Urth.
Sin.: zamkë, zam, kolës, qiriç, tutkall, makë, veshtullor, urth, kacavarës, lëvarës.

PËLHURË

PËLHÚR/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Copë e endur hollëavlëmend ose në tezgjah, zakonisht me fije pambuku a mëndafshi, që përdoret për veshjelehta, për mbulesa etj. Pëlhurë e hollë (e trashë). Pëlhurapambukta (të mëndafshta). Pëlhurë liri. Prodhimi i pëlhurave. Bëjnë (endin) pëlhurë. Pëlhurës shihi anën e vajzës nanën! (fj. u.).
2. Veli i anijes. Anije me pëlhurë. Shpalosi (ndeu) pëlhurat. Mblodhën pëlhurat.
3. Rrjetë fijeshhollaend merimanga, cergë merimange. Fshiu (hoqi) pëlhurat e merimangave.
4. Cipë dhjamimbështjell plëndësin e një kafshe.
5. fig. Diçkashërben për të mbuluar a fshehur një send a një dukuri, perde. Një pëlhurë resh (me re). Pëlhura e misterit.
Sin.: vel, cergë, cipë, beze, basmë, lahur, laricë, napë, rragë, burdhë, penez, shifon, kabot, melez, tjerrë, perde, rrjetë, shtrak, makë, shtrap.
Pëlhurë (rrjetë) merimange libr. kurth i përgatitur me kujdes për të zënë dikë në faj, grackë a rrjetë e stërholluar për ta bërë dikë fajtor, për ta dënuar, për ta bërë për vete etj. Pëlhura e Penelopës libr. punëzgjatet shumë a nuk merr fund kurrë; zgjatje e pafund e diçkaje për të mos ndodhur diçka tjetër.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.