Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MAJONÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. vet. nj., gjell. Lloj salce kremoze që zakonisht bëhet me vezë të rrahur me vaj e me lëng limoni a me uthull. Majonezë e trashë (e hollë). Lyej sanduiçin me majonezë. Shoqëroj sallatën me majonezë. Përbërësit në majonezën e tregut.
2. edhe në sh. Secili lloj i kësaj salce i përgatitur në një mënyrë të caktuar. Majonezat e zakonshme përdorin vezë të plota.
3. edhe në sh. Vazo apo enë tjetër e mbushur me majonezë. Blej dy majoneza.
MËLM/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. I hedh gjellës yndyrë, bulmoj; i hedh përsipër yndyrë, lëng limoni etj. Mëlmej gjellën. Mëlmej lëpjetat në vaj e lëng limoni.
2. Lyej bukën me gjalpë, mustardë etj. Përdor majonezë për të mëlmyer sanduiçin. Ky krem përdoret për të mëlmyer fetat e bukës.
3. Shoqëroj bukën a një gjellë me diçka tjetër; bulmoj. Mëlmej bukën me djathë.
TARTÁR,~E mb. Që lidhet me Tartarinë ose me tartarët, që është karakteristik për Tartarinë ose për tartarët, i Tartarisë ose i tartarëve; që është krijuar nga tartarët. Gjuha tartare. Poet tartar. Këngë (muzikë, valle) tartare. Veshje tartare. Salcë tartare salcë e bërë me majonezë, kaparinë dhe me mustardë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë