Fjalori

Rezultate në përkufizime për “majmje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FRYRJE

FRÝRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Mbushje me ajër (e mushkërive, e tullumbaceve etj.). E mësoi fryrjen e gomave.
2. Mbufatje; ënjtje. E mjekoi fryrjen e dorës.
3. bised. Ngopje; mbushje e barkut. Fryrje me ushqim.
4. Bymim a mbufatje nga uji etj. E vërejti fryrjen e dërrasave.
5. Rritje, zmadhim a zgjerim i tepruar. Fryrje e kërkesave.
6. fig. Nxitje kundër dikujt. E kishte zakon fryrjen e të tjerëve.
7. fig. Inatosje; zemërim. Foli me fryrje.
8. Yshtje; namatisje. I ka lënë fryrjet e njerëzve.
Sin.: mbufatje, ënjtje, ngopje, ngjeshje, trashje, majmje, ngjallje, bymim, rritje, zmadhim, zgjerim, krekosje, nxitje, inatosje, zemërim, yshtje, namatisje.

MAHJE

MÁHJ/E,~A f. 1. Shëndoshje, majmje.
2. Pasurim.

MAJMJE

MÁJMJ/E,~A f. Veprimi ose gjendja kur majm ose kur majmem. Viça për majmje.

MAJMUR
TALLANDITJE

TALLANDÍTJ/E,~AIII f. sh. ~E, ~ET bised. Ushqyerje, majmje (e një kafshe). Tallanditja e qengjit.

TULAVJE

TULÁVJ/E,~A f. 1. iron. Shëndoshje, majmje, dhjamje, dhjamosje.
2. fig., keq. Pasurim. Tulavja e zyrtarëve të pandershëm.

ZMADHIM

ZMADHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. bërët më të madhdiçkaje; rritje; zgjatje; kund. zvogëlim. Zmadhimi i tokës (i shtëpisë, i derës etj.) Zmadhimi i zemrës (mjek.). Zmadhimi i fotografisë. Aparat zmadhimi. Makinë zmadhimi.
2. Rritja a fryrja e diçkaje për ta paraqitur më të mirë a me të keqe se ç’është në të vërtetë; kund. zvogëlim. Zmadhimi i fajit. Prirje për zmadhimin e ceneve te njerëzit. Zmadhimi i të metave nuk i shërben kurimit të tyre.
Sin.: bymim, zgjerim, shtrirje, madhim, rritje, mbufatje, majmje, mbushje, trashje, shtim, përshpejtim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.