Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HISÓP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. bot. (lat. Hyssopus officinalis) Bimë barishtore shumëvjeçare, e lashtë, që rritet spontanisht, me kërcell drunor në bazë, degë të dendura katërkëndëshe, shumë aromatike, me lule ngjyrë blu ose violë, që rritet mirë në kodra, në toka gëlqerore, që është rezistente ndaj të ftohtit dhe thatësirës; mendërz, mendër e butë.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme hisopi. Hisopi gjethehollë (lat. Hyssopus aristatus) bimë shumëvjeçare, me aromë të rafinuar, me gjethe të ngushta, të gjata, zakonisht të holla dhe të dendura, shpesh me lule me ngjyrë blu në vjollcë ose të kaltër, me kokë të zgjatur, që rritet në terrene të thata, shkëmbore, të ekspozuara shumë ndaj diellit, në zonat mesdhetare. Hisopi majëmprehtë (lat. Hyssopus cuspidatus) bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe me majë të mprehtë, më të theksuara, më të ngushta dhe me majë më të hollë sesa te shumë lloje të tjera të hisopit, me lule me ngjyrë vjollcë ose blu të lehtë, me aromë më të butë, që rritet në terrene të thata me diell, kryesisht në Azinë Qendrore. Hisopi buzëgjerë (lat. Hyssopus latilabiatus) bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell zakonisht të drejtë, me ngjyrë të gjelbër në të hirtë, jo shumë i degëzuar, me gjethe të ngushta, të zgjatura, me majë deri diku të mprehtë, me kurorë lulesh më të gjerë dhe më të sheshtë, me buzën e poshtme të lules më të gjerë se te llojet e tjera, me aromë pak më neutrale, që rritet zakonisht në rajone më kontinentale të Azisë Qendrore. Hisopi ambig (lat. Hyssopus ambiguus) bimë barishtore shumëvjeçare, me karakteristika të ngjashme mes hisopit tipik europian dhe llojeve aziatike, me gjethe të ngushta dhe të gjata, por jo aq të holla, me lule me ngjyrë blu në vjollcë, por më të zbehta dhe me një formë pak më të lirshme, me aromë zakonisht më të butë, pa shumë shpërthime aromatike.
MAJËPÁKËT mb., bot. Që është paksa majëmprehtë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë