Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mahnitur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BEFASUAR
GOJËHAPUR

GOJËHÁPUR ndajf. 1.gjendjen kur jemiçuditur a të mahnitur. Na la gojëhapur.
2. fig. Me padurim: e prisnin gojëhapur.
Më la gojëhapur (dikush a diçka) më shtangu, më mahniti dikush me atë që thotë a që bën; më çuditi shumë diçka e papritur, e pabesueshme a që s’ta merr mendja, një pamje mbresëlënëse etj.; më shastisi; më la me gojë hapur. Mbes gojëhapur shtangem, mahnitem me atë që thotë a që bën dikush; çuditem shumë me diçkapapritur, të pabesueshme a që s’ta merr mendja, me një pamje mbresëlënëse etj.; shastisem; mbes me gojë hapur; mbes pa gojë.

HABITUR

HABÍTUR (i, e) mb. 1.është habitur nga diçka, i çuditur; i hutuar. Njeri i habitur. Pyeti (mbeti) i habitur.
2. mospërf. shpreh habi ose hutimtepruar. Vështrim i habitur. Qëndrim i habitur.
3. si em. m. e f. Njerihabitet. Dy fjalë për të habiturit nga deklarata e tij. Të habiturit e mëdhenjkëtë situatë janë turistët.
Sin.: i çuditur, i hutuar, i shastisur, i nemitur, i çmeritur, i mahnitur, i topitur.

MBET

MBET (MBES) vep., ~A, ~UR jokal. 1. Qëndrojvend, nuk shkoj dot më tutje; ngec diku e nuk lëviz dot më; nuk luaj nga vendi, qëndroj aty ku jam, ngel. Mbeti makinabaltë. Mbeti kali. Mbeti prapa (në fund, në bisht). MbetiFier, s’e arriti trenin. Më ka mbetur ora. I mbeti kafshata në fyt. Mbeti sharra (pyka, gozhda) në dru. Mbeti tapa brendashishe. Mbeti mbyllurdhomë. Mbeti në pus (në funddetit).
2. fig. Ngecdiçka, nuk veproj a nuk shkoj dot më tej, ngelvend. U doli një vështirësipunë, po nuk mbetën, e kapërcyen. Mbetënvend nuk po përparojnë. I mbeti goja s’fliste dot.
3. Vazhdojqëndroj diku ose në një gjendjecaktuarshumë se ç’parashikohej, se ç’duhej a përgjithnjë; merrem gjatë me diçka, ngel mbi të. Mbeti me këmbë (shtrirë, varur). Mbetidiell (në shi). Mbeti rrugëve. Mbetishtëpi tërë ditën. Mbeti edhe dy javë te prindërit. Mbetifshat. Mbetimërgim. Mbetiklasë nuk e kaloi klasën (për nxënësit). Mbetimatematikë. Dera mbeti hapur. Nuk mbeti asnjerizyrë. Mbeti duke folur. Mbeti mbi libra.
4. Bie ose ngelem në një gjendjecaktuar (zakonisht jo të mirë), ngel pa diçka a pa dikë, ngel, mbetem; pësoj diçka (edhe në një varg njësish frazeologjike); më krijohet për një kohë një gjendje e caktuar (me një trajtëshkurtërpëremrit vetorrasën dhanore). Mbeti me barrë (shtatzënë). Mbeti e ve. Mbeti jetim. Mbeti i vrarë (i plagosur, i ngrirë). Mbeti gjallë. Mbeti i kënaqur (i dëshpëruar). Mbeti i mahnitur (pa gojë, pa mend). Mbeti gojëthatë. Mbeti keq (si peshku pa ujë, si peshkuzall). Mbetsh me shëndet! (ur.) Mirë mbetsh! (ur.) Mbeti (është) teneqe (dërrasë, kripë, pip) mbeti pa asgjë, mbeti pa një lek në xhep.
5. Vazhdojjem si edheparë, ngel ai që kam qenë; vazhdojmbajnjëjtin qëndrim; ruaj po ato veti, tipare, cilësi e pikëpamjekam pasur, nuk ndryshoj (edhe në një varg njësish frazeologjike); më ngel për një kohëgjatëmendje një shqetësim, një dëshirë e paplotësuar, një fyerje etj. (përdoret me një trajtëshkurtërpëremrit vetorrasën dhanore). Mbetën miq (shokëpandarë). I mbeti besnik shoqërisëvjetër. Mbeti i ndershëm tërë jetën. Mbeti sakat (çalaman, qorr, shurdh). Mbeti i pagdhendur (mendjelehtë). Mbetën pa nënë (pa babë, pa fëmijë, pa shokë, pa miq, pa njeri). Mbeti pa gjë (pa para, pa këpucë, pa rroba). Mbeti pa sy (pa një krah). Mbettë pa gojë! (mallk.) Mbeti me gishtgojë (me lugëzbrazur). Mbetimendimin e parë (në të vetën). Mbeti fishek (bilbil, brisk, katil, gisht) dikush mbeti fare pa gjë, mbeti pa para. Mbeti ngushtë (hollë). Mbeti zbathur (lakuriq). Mbeti vetëm (qyqe). Si ka qenë ashtu ka mbetur. I mbeti merak (brengë, peng, kunj, gozhdë). I mbeti murrizzemër (thikëzemër).
6. vet. v. III Ngel diçka pa u harxhuar, pa u përdorur, pa u dhënë etj., tepron një pjesë; tepron pak kohë, ngel; ngel një send ose një numër i caktuar njerëzish (pasi largohet ose pasi vdes a vritet dikush); i ngel si trashëgim a si detyrim dikujt; shtyhet diçka për t’u shqyrtuar a për t’u zgjidhurvonë, lihet për më vonë. Mbeti edhe pak çaj. I kishin mbetur pakholla. Hëngrën ato që kishin mbetur nga dreka. Nuk mbeti gjë për në darkë. I mbeta një mijë lekë kam për t’i dhënë edhe një mijë lekë. Mbetën edhe dy orë ditë. Kohën që u mbeti e shfrytëzuan mirë. Edhe pak punë mbeti. Edhe sa kilometra mbetën? Ka mbetur edhe një copë rrugë. I kanë mbetur vetëm muret. I kanë mbetur katër fëmijë. Nga gjithë grupi mbetën vetëm tre veta. U shua i tërë fisi, s’ka mbeturasnjeri. Pasuria (trashëgimi) i mbetibirit. Shtëpia i mbetivëllait. Fëmijët i mbetën nënës. Ç’u mbeti nga babai e ndanë bashkë. I mbeti barrë. Mbetën edhe dy pika pa u shqyrtuar. Çështja mbeti për muajin tjetër.
7. Nuk arrij ta mbaroj një punë, ngel diçka pa u bërë. Mbeta pa vajtur. Mbeti pa ngrënë. Mbeti pa u martuar. Mbeti toka pa mbjellë. Mbeti çështja pa u zgjidhur. Na mbeti puna përgjysmë (në rrugë, në mes të rrugës).
8. vet. v. III Ngulet, përqendrohet diku, nuk shqitet, ngel (për sytë, mendjen etj.) (përdoret me një trajtëshkurtërpëremrit vetorrasën dhanore). I mbetën sytë atje. I mbeti mendja te fëmija (te puna). I mbeti goja tek i biri vazhdimisht flet për të.
9. Vritem a vdes, bie. Mbetiluftë (në fushën e betejës)! Mbetidhehuaj. Mbetivend vdiq menjëherë.
10. bised. Biemarrëveshje me dikë për të bërë diçka, lidh besë a fjalë për diçka. Mbetënfjalë që të shkonin të dy. Mbetëm që të niseshim herët.
11. bised. Nis, filloj; ia jap. Mbeti e i tha. Ia mbeti me dru.
Mbeti (qëndron) në *ajër (diçka). Mbeti (ngeci) në *baltë (dikush). Ka mbetur *bërllok (diçka). I kanë mbetur vetëm *brinjët (dikujt). mbeti *cingare (diçka). Mbeta *cullak krahin. mbeti *çiban (dikush a diçka). mbeti (më ngeli) në *derë (dikush a diçka). Mbeta *dërrasë. Të mbetet (të ngelet) në *dorë (ndër duar) (dikush a diçka). Mbeta (ngela) *duarthatë. Ka mbetur në *dushk (dikush) keq. Mbeta (jam) pa një *dysh. Mbeta (jam) *fishek bised. Mbeta pa *fjalë. Mbeti (ngeli) pa *frymë (dikush). mbeti (më ngeci, më ngeli) në *fyt. Mbeta *gisht. I mbeti (i ngeli) *goja (dikujt). I mbeti (i ngeli) në *gojë (dikush a diçka). Mbes pa *gojë. Mbes *gojëhapur. Mbeta *gojëthatë. Më ngeci (më mbeti) në *gojë (diçka). I mbeti *gozhdë (diçka). mbeti (më ngeci) në *grykë (diçka). mbeti në *gunë (dikush a diçka). S’mbeti *gur mbi gur. I mbeti *hatri (dikujt). Mbeti (është, qëndron) në *hava (dikush a diçka). Mbeti në *hije (dikush a diçka). Mbeta *kalli. Ka mbetur në *këmishë (dikush). Mbeta *kërcure. Mbeta *kripë (e shëllirë). Ka mbetur (është) *krunde (dikush). mbeti *kunj (diçka). Mbeta *lakuriq (në diell). Mbeti në *letër (diçka). mbeti *lëkura (diku). Mbeti në *lëndinë (dikush). S’i ka mbetur *lëng (dikujt). Mbeti (ngeci) në *llucë (dikush). Mbeti (ngeci) në *llum (dikush). Mbeti pa *mend (në kokë) (dikush). I mbeti (i ngeli) *mendja (te dikush a te diçka). Më ka mbetur (më ka ngelur) në *mendje (diçka). I ka mbetur vetëm *mezhda (dikujt). mbeti *mëllë (diçka). Mbeti (ngeci) në *moçal (dikush). mbeti (m’u ) *pajë (dikush a diçka). Mbeti pas (*prapa) (dikush). mbeti *peng (në zemër) (diçka).mbeti *peronë. Mbeti (është) *pezull (varur) (dikush a diçka). Mbeti (u bë) *pilaf (dikush) iron. Mbeta *pipë. Mbeti *prapa (pas) (dikush). mbeti në *qafë (dikush). I mbeti *qejfi (dikujt). Mbeta *qiri. Mbeta *qirikëmbë. Mbeta *qyqe. Mbeti rrugëve (*udhëve) (dikush). Mbetirrugë (në *udhë) (në mes të rrugës) (në mes të udhës) (diçka). Mbeti në *rrugë (të madhe) (në mes të rrugës, në mes të katër rrugëve) (dikush). Mbeta *squfur. I mbeti *syri (i mbetën sytë) (te dikush a te diçka). S’i mbeti (s’i ngeli) *sy e faqe (dikujt). Mbetsh me *shëndet! ur. Mbeta *shtang. Mbeta *shtog. Kam mbetur *trëndelinë. Mbeti *shul (dikush). Mbeta *teneqe. Ka mbetur (është) *trokë (dikush). Mbeti *udhëve (rrugëve) (dikush). Mbeti në *udhë (të madhe) (në mes të udhës, në mes të katër udhëve) (dikush). Ka mbetur (është) (ende) tek *ura (dikush) iron. Mbeti (është) varur (*pezull) (dikush a diçka). Mbeti në *vend (dikush a diçka). S’i ka mbetur *yndyrë (dikujt). Mbeti në *zall (dikush). Më ka mbetur në *zemër (dikush a diçka).

SERITUR

SERÍTUR (i, e) mb. është seritur. Rri si i seritur pa hapur gojën. Si të mos jem e seritur prej teje?
Sin.: i çuditur, i habitur, i mahnitur, i shtangur, i ngurosur, i topitur.

ZHONGLOJ

ZHONGL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Manipuloj, hedh dhe kap disa objekte (si topa, unaza ose sendetjera) në ajërmënyrësinkronizuar, zakonisht për argëtim ose performancë. Zhonglonte me unazacirk. Artistët luajnë e zhonglojnë dhe marrin duartrokitje e fishkëllima.
2. Punojmë a veproj me dredhi, ndryshoj qëndrim sipas interesit, kthej gunën nga fryn era. Ka zhongluar në çdo rast. Mos zhonglo se do të humbasësh. Ka zhongluar në çdo rast. Mediat zhonglojnë mes tyre për ta mahnitur dhe trullosur konsumatorin, si burim kryesor i lajmeve.

ÇMAGJEPSUR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.