Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DIKTOFÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT tek. Pajisje që përdoret për të regjistruar zërin në mënyrë të hapur, zakonisht për të regjistruar biseda, mësime, intervista apo kujtime personale; magnetofon për të regjistruar drejtpërdrejt nga mikrofoni. Gazetari ndezi diktofonin sapo filloi intervista. Mësuesja përdori diktofonin për të regjistruar diskutimin e nxënësve.
INCIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET spec. 1. Veprimi kur incizoj ose kur incizohet. Incizimi i zërit. Incizim me magnetofon. Incizim në disqe gramafoni. Aparat incizimi.
2. Ajo që është e regjistruar në një shirit magnetofoni a në një disk gramafoni për t’u riprodhuar; zë, këngë, pjesë, fjalim, melodi etj. e incizuar. Incizime të reja. Incizimet e muajit.
3. Mbresë që mbetet në një vend të prerë pak në sipërfaqe, shenjë nga prerja që është bërë në një send; zbardhje. Incizime unazore. Incizim në forme T-je. Gjerësia (madhësia) e incizimit. Në vendin e incizimit.
4. Vijë e thellë që bëjmë kur gdhendim ose kur skalitim diçka në dru etj. Incizime të bukura. Incizime në dru. Qeramikë me incizime.
✱Sin.: regjistrim, prerje, zbardhje, mbresë.
MAGNETOFÓN,~I m. sh. ~A, ~AT Aparat i posaçëm mekanik që përdor shiritin magnetik për të regjistruar dhe riprodhuar tinguj. Incizoi zërin e vet në magnetofon. Bleu një magnetofon dore (me bateri). Magnetofonit i ngeci shiriti. Dëgjoj këngën (muzikën, bisedën) e regjistruar në magnetofon.
MINIATÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. art. Pikturë e vogël, e punuar me mjeshtëri e zakonisht me shumë ngjyra; shkronjë e zbukuruar në krye të kapitujve të dorëshkrimeve dhe të librave të vjetra. Miniaturat bizantine. Piktor miniaturash miniaturist.
2. art. Vepër arti (tablo, portret etj.) në përmasa shumë të vogla, e punuar hollë e me shije. Miniaturë në dru (në porcelan). Koleksion miniaturash.
3. let., muz. Pjesë e vogël letrare e muzikore (skenë dramatike, skeç etj.); skicë. Miniaturë teatrale (dramaturgjike). Miniaturë orkestrale (instrumentale, pianistike). Teatri i miniaturave.
4. libr. Përmasë shumë e vogël, madhësi e zvogëluar (përdoret me parafjalën në përpara). Shtëpi në miniaturë. Qytet në miniaturë. Aparat në miniaturë. Magnetofon në miniaturë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë