Fjalori

Rezultate në përkufizime për “madhoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BURRËROJ

BURRËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E rrit, e bëj burrë; e bëj si burrë, i jap pamje burri. Veshja e burrëronte ca.
2. E bëj më të pjekur e më guximtar, e kalit, i jap vetitë e lartaburrit, e bëj si burrë; kund. zhburrnoj. Lufta i burrëroi. Vetë jetaburrëron.
Sin.: zburrit (zburris), madhoj, rrit, pjek.

MADHËROJ

MADHËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Nderoj shumë dikë ose diçka, e ngre lart, e lartësoj, i thur këngë a lavde. Shkrimtari madhëron vlerat e burrave dhe grave shqiptare.
2. fet. I jap lavdi dhe nder, e adhuroj. Shpirti i besimtarit madhëron Zotin.
3. E ngre dikë lart ose më lartdetyrë, i jap një gradë më të lartë.
Sin.: nderoj, adhuroj, madhoj, gradoj, lartësoj.

MOSHOJ

MOSH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E rrit dhe e madhoj dikë.
2. E vjetroj, e plak. Jeta (puna) na moshoi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.