Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MADHËRÍSHM/E,~JA (e) f. sh. ~E, ~ET (të) 1. Femër shumë e nderuar dhe shumë e vlerësuar. Ftojmë në skenë të madhërishmen e këngës popullore.
2. Diçka që karakterizohet nga madhështia në përmbajtje ose në qëllim; të qenët i madhërishëm. Valltarët popullorë mbajnë të madhërishmen fustanellë. Festa e Pavarësisë është më e madhërishme ndër të madhërishmet, më e bukur ndër më të bukurat, më mbresëlënëse ndër më mbresëlënëset.
3. vet. nj. filoz. Veti ose cilësi e sendeve apo e dukurive të natyrës e të shoqërisë, që u përgjigjen në mënyrën më të plotë, në shkallën më të lartë ose me përmasa e me forcë të jashtëzakonshme idealeve tona shoqërore e estetike; të qenët i madhërishëm. E madhërishmja njeriun e prek, e bukura e magjeps. Sipas një filozofi, e madhërishmja është gjithmonë e madhe, e bukura mund të jetë edhe e vogël.
MADHËRÍSHT ndajf. Në mënyrë të madhërishme, me madhështi. Ecte madhërisht. U festua (u kremtua) madhërisht.
MADHËRÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb., lart. 1. Që ka veti shumë të shquara dhe të mahnit me madhështinë e vet, të bën ta admirosh e ta nderosh; që shquhet për madhërinë e vet; madhështor, i madhnueshëm. Muzikë e madhërishme. Art i madhërishëm. Bukuri (pamje) e madhërishme. Vepër e madhërishme.
2. Që ka rëndësi të madhe historike; shumë i shënuar; madhështor, i madhnueshëm. Ditë e madhërishme.
3. filoz. Që i përgjigjet në mënyrën më të plotë, në shkallën më të lartë ose me përmasa e me forcë të jashtëzakonshme idealeve tona shoqërore e estetike. Cilësitë e madhërishme ngjallin respekt, cilësitë e bukura dashuri.
MADHËRÍSHËM ndajf. Me madhështi, në mënyrë të madhërishme, madhërisht. Në mes të këtij sheshi të gjerë ngrihet madhërishëm një tempull.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë