Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FESTÚAR (i, e) mb. Që festohet me veprimtari politiko-shoqërore, kulturore etj. Dita e Pavarësisë së Kosovës, e festuar madhërishëm, bëri jehonë në shtypin botëror.
MADHNÓR,~E mb. 1. Që ka pamje të mahnitshme dhe bukuri të rrallë, i madhërishëm, madhështor. Sodit harqet madhnore të qytetit të lashtë. Asaj i ra një hije madhnore.
2. Që ka vlerë shumë të madhe, që ka rëndësi të veçantë për cilësitë e shquara që përmban, madhështor. Ai ka shkruar një vepër madhnore.
MADHNÚAR (i, e) mb. Që është madhnuar, i madhnueshëm, i madhërishëm. Krijuesi i madhnuar. Festë e madhnuar.
MADHNÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që të bën ta admirosh e ta nderosh, madhështor, i madhërishëm. Bibliotekë e madhnueshme. Ideal i madhnueshëm. Ëndërrime të madhnueshme. Ai hyri në sallë me një ecje të madhnueshme.
MADHËRÍSHM/E,~JA (e) f. sh. ~E, ~ET (të) 1. Femër shumë e nderuar dhe shumë e vlerësuar. Ftojmë në skenë të madhërishmen e këngës popullore.
2. Diçka që karakterizohet nga madhështia në përmbajtje ose në qëllim; të qenët i madhërishëm. Valltarët popullorë mbajnë të madhërishmen fustanellë. Festa e Pavarësisë është më e madhërishme ndër të madhërishmet, më e bukur ndër më të bukurat, më mbresëlënëse ndër më mbresëlënëset.
3. vet. nj. filoz. Veti ose cilësi e sendeve apo e dukurive të natyrës e të shoqërisë, që u përgjigjen në mënyrën më të plotë, në shkallën më të lartë ose me përmasa e me forcë të jashtëzakonshme idealeve tona shoqërore e estetike; të qenët i madhërishëm. E madhërishmja njeriun e prek, e bukura e magjeps. Sipas një filozofi, e madhërishmja është gjithmonë e madhe, e bukura mund të jetë edhe e vogël.
MADHËRÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb., lart. 1. Që ka veti shumë të shquara dhe të mahnit me madhështinë e vet, të bën ta admirosh e ta nderosh; që shquhet për madhërinë e vet; madhështor, i madhnueshëm. Muzikë e madhërishme. Art i madhërishëm. Bukuri (pamje) e madhërishme. Vepër e madhërishme.
2. Që ka rëndësi të madhe historike; shumë i shënuar; madhështor, i madhnueshëm. Ditë e madhërishme.
3. filoz. Që i përgjigjet në mënyrën më të plotë, në shkallën më të lartë ose me përmasa e me forcë të jashtëzakonshme idealeve tona shoqërore e estetike. Cilësitë e madhërishme ngjallin respekt, cilësitë e bukura dashuri.
MADHËRÍSHËM ndajf. Me madhështi, në mënyrë të madhërishme, madhërisht. Në mes të këtij sheshi të gjerë ngrihet madhërishëm një tempull.
MADHËSHTÓR,~E mb. 1. Që ka pamje të mrekullueshme, që ka shkëlqim të veçantë dhe të mahnit me bukurinë e vet; i madhërishëm. Para nesh shtriheshin Bjeshkët madhështore. Kështjella më madhështore në Ballkan. Druri u rrit dhe u bë një rrap madhështor. U ngrit një përmendore madhështore. Veshja e perandorit ishte madhështore.
2. Që ka vlerë a rëndësi shumë të madhe, që ka veti të shquara; i madhërishëm. Ai bëri një veprim sa të thjeshtë aq dhe madhështor. Këto fjalë kishin një guxim madhështor. Hartoi një plan madhështor. Mbron një kauzë madhështore.
3. Që ka përmasa të mëdha dhe admirohet nga shumë njerëz, shumë i kënaqshëm dhe i lavdërueshëm, i shkëlqyer. Tubim madhështor. Protesta madhështore. Sukses madhështor. Arritje madhështore. Projekt madhështor. Punime madhështore. Kjo ishte festa më madhështore që është bërë.
4. Që mbahet me të madh, kryelartë. Njeri madhështor.
✱Sin.: i madhërishëm, i famshëm, i madh, monumental, i kënaqshëm, i lavdërueshëm, i shkëlqyer, hijerëndë, pamjerëndë, olimpik, legjendar, krenar, kryelartë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë