Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VIÇ,~II m. sh. ~A, ~AT 1. I vogli i lopës, pjella e lopës deri në një vit. Viç mashkull (femër). Viç motak. Mish viçi. Lëkurë viçi. Rritëse viçash. Ruajnë viçat.
2. Pjella e drerit ose e disa kafshëve të tjera deri në një vit. Viçi i drerit (i antilopës).
3. fig., mospërf., shar. Njeri i papjekur që flet pa u menduar; njeri i trashë dhe pa përvojë. Viç i palëpirë njeri shumë i papjekur dhe i ngathët. Viç i vonë viç i palëpirë.
✱Sin.: viçok, viçak, taroç, mëzat, mëzak, mëzator, mëzor.
♦ E bën kaun me viç (dikush) sajon gjëra të paqena a që s’mund të ndodhin, shpif gjëra të kota e të pabesueshme; merret me thashetheme; e bën priftin (dhespotin, hoxhën) me barrë. Di viçi të hajë urov?! mospërf. shih ku di dhia ç’është tagjia! mospërf. S’ka më *bythë viçi tall. vulg. Gjeti viçat e qeve (dikush) tall. e pësoi keq, mori atë që kërkonte, i dhanë dënimin e merituar; i gjeti qetë. Ta merr *lopën me gjithë viç (dikush). I pjell edhe viçi (dikujt) shih i pjell edhe mushka (dikujt). Kur të qethen viçat iron. shih kur të pjellë mushka iron. I shkon *lopa me gjithë viç (dikujt). Viç i artë libr. pasuri e madhe, pushtet a të mira të tjera, që i kërkon ose i adhuron dikush. As viç e as kërriç tall. njeri i papjekur, pa përvojë. Viç i palëpirë shar. njeri fare i papjekur, kalama; njeri i ngathët e që s’di si të veprojë; viç i vonë. Viç i vonë tall. djalë i papjekur a i pamësuar me jetën, kalama; viç i palëpirë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë