Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mëtim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKUZIM

AKUZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. drejt. Veprimi kur akuzoj ose kur akuzohem.
2. drejt. Ngritja a paraqitja e një akuze. Akuzim zyrtar. Akuzim i provuar. Akuzim i padrejtë. Akuzim i pabazë. Bëj akuzim privat. Hedh poshtë akuzimin.
3. bised. Fajësimi i dikujt si fajtor. Akuzim i rrejshëm. Akuzim për vjedhje (për fyerje).
Sin.: paditje, pandehje, fajësim, mëtim, pretendim.

AMBICIE

AMBÍCI/E,~A f. sh. ~E, ~ET libr. 1. Dëshirë e fortë dhe synim këmbëngulës për të bërë diçka me vlerë, që të ngresytë e të tjerëve dheshtyn përpara. Kam ambicie. Ajo ka shumë ambicie. Ambicie reale. Ambicia do përkushtim. Mungesë e ambicies. Ambicie pushtuese.
2. keq. Dëshirë e fortë dhe synim këmbëngulës për të arritur diçkamadhe, për t’u dalluar, ose për të pasur sukses në një fushëcaktuar, për lavdi personale, për pushtet, për famë, për suksese, për ngritjekarrierë; synim për të dalë me çdo mënyrë mbitjerëtpërpjekjet për të arritur një qëllimcaktuar. Ambicie e sëmurë. Ngjall ambicien. Kënaq ambiciet e dikujt.
Sin.: mëtesë, mëtim, mësim, synim, pretendim.

ASPIRIM

ASPIRÍM,~I m. 1. Dëshirë e madhe për të arritur diçka. Aspirim për postin e kryeministrit. Aspirim për të studiuar mjekësinë.
2. mjek. Procesi i thithjes ose i largimitlëngjeve, të gazrave ose të lëndëvetjera nga trupi i njeriut përmes një pajisjeje thithëse ose një aspiratori, që përdoretsituatandryshme mjekësore. Aspirimi i rrugëvefrymëmarrjes. Aspirim diagnostik. Aspirimi kirurgjikal. Proces i aspirimit. Pajisje e aspirimit. Kreu procedurën e aspirimit. Aspirimi me gjilpërë për të marrë mostra tumorale.
3. gjuh. Frymëtim; shqiptimi i disa bashkëtingëlloreve i shoqëruar ne një rrymëlehtë ajri. Aspirim i brendshëm. Aspirim nistor.
4. tek. Thithja e ajrit ose e gazrave në një sistem ose në një pajisje si në rastin e motorëve me djegiebrendshme, ku ajri aspirohetcilindrat e motorit për t’u përzier me karburantin. Procesi i aspirimit të ajrit.
Sin.: përpjekje, përkushtim, dëshirë, qëllim, synim, mëtim, gjakim, aspiratë.

MËTESË

MËTÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mëtim, pretendim. Mëtesë për zgjerimkufijvevendit.

PARAJSOJ

PARAJS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. libr., jokal. Ikënparajsë dikushvdes.
2. fig., kal. I krijoj kushtet për të jetuar i lumtur e pa telashe a si në parajsë. Mëtim për t’i parajsuar ditët e netët.
3. fig., kal. Vlerësoj skajshmërisht.

PATHEMEL

PATHEMÉL (i, e) mb. 1. Që nuk ka themel (për një ndërtesë etj.). Ndërtesë e pathemel.
2. fig. I pathemeltë. Mëtim i pathemel.

THELË

THÉL,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Copë e vogël mishi, pjepri etj., zakonisht e prerë nga e tëra ose nga një pjesë më e madhe. Thelë e madhe (e vogël). Thelë mishi (peshku). Thelë shalqiri (pjepri, molle). Thelë djathi. E bëri thela. E preuthela.
2. Secila nga pjesëtpërbëjnë kokrrën e disa fryteve e që zakonisht mundndahen njëra nga tjetra. Thelë portokalli (mandarine). Nuk kishte mbetur asnjë thelë portokalli.
3. E çarë a plasaritje zakonishtlëkurë, që është bërë me të prerë ose për ndonjë shkak tjetër. I është bërë një thelëkëmbë. I janë bërë duart thela.
4. fig. Pjesë nga një pasuri, nga një fitim etj., që e merr dikush. Mori thelën më të madhe.
Sin.: copë, rruazë, llokmë, nuskë, filetë, rriskë, flegër.
U thelë e copë (dikush a diçka) shih u fërtele (dikush a diçka). U bënë thela për poçe u zunë keq; u vranë e u grinë me njëri-tjetrin; u bënë fërtele. Çon një *pelë e ha një thelë (dikush). Hyn (drejt e) në thela (dikush) ia hyn diçkaje drejtpërdrejt, kap ç’është kryesorja, pa i ardhur rrotull; e kërkon menjëherë atë që do; kërkon menjëherë gjënë më të mirë e më me vlerë; e lë lëngun e hynthela. S’është as për *lëng e as për thelë (dikush) keq. jep një thelë e të merr (të rrëmben) një pelë (dikush) keq.jep pak për të të marrë shumë; jep kusinë e të merr shtëpinë; hedh skortin të zërë troftën; ta merr lopën me gjithë viç. Nuk ka më thela shih s’ka më qofte te daja iron. E lë *lëngun e hynthela (dikush). Mbeti (katandisi) kokoshi (kaposhi) një thelë mbeti shumëpak nga ç’ishte a nga sa duhej; duke hequr pak e nga pak, duke harxhuar pjesë-pjesë etj., u zvogëlua a u pakësua shumë diçka, katandisi fare pak. Thelë mbi bisht diçka e mirëvjen kur s’e pret e kur nuk je keq; diçka shumë e mirë mbi të zakonshmen; diçkashumë sesatakon a mëtim për më shumë; e mirë mbimirat; bukë mbi pogaçe. Një thelë sa për një pelë shumë shtrenjtë; diçka e vogël me një çmim shumëlartë; sa frëngu pulën; kund. për një copë bukë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.