Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mësonjëtore”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHKOLLË

SHKÓLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Institucion arsimor i cili, nëpërmjet veprimtarive didaktikeorganizuara, mëson dhe edukonrinjtë; një institucion i tillë i specializuar. Shkollë fillore (nëntëvjeçare, e mesme, e lartë). Shkollë profesionale. Shkollë e gjuhëvehuaja. Shkolla e drejtorëve. Shkollë normale. (vjet.) Shkollë qytetëse. (vjet.) Shkollë unike. (vjet.) Shkollë ushtrimore. (vjet.) Shkollë pa shkëputje nga puna (me shkëputje). Shkollë fetare (laike). Shkollë e katekizmit (fet.) orë e mësimitfesë.
2. Vendi, ndërtesa ku zhvillohen veprimtaritë mësimore. Oborri i shkollës. Këndi sportiv i shkollës. Bankat e shkollës. Shkollë dykatëshe. Laboratorët e shkollës. Brenda dhe jashtë shkollës. Automjeti i shkollës. Shkollë moderne.
3. përmb., bised. Tërësia e nxënësve, mësuesve dhe e punonjësvemarrin pjesëveprimtaritë e këtij institucioni. Stafi i shkollës. Drejtori i shkollës. Shok shkolle. Olimpiada mes shkollave. Në bazë shkolle. Ndjek (mbaroi) shkollën. E la shkollën. Shkojekskursion me shkollën.
4. Sistemi arsimor i një vendi; tërësia e institucioneve arsimore. Shkolla shqiptare. Shkolla kombëtare. Riorganizimi i shkollës. Reformashkollë. Lidhja e shkollës me praktikën. Kurrikula e shkollës.
5. fig. Burim njohurish, veprimtari gjatëcilës njeriu fiton përvojëpasur dhe edukohet. Shkolla e jetës. Shkollë edukimi.
6. Aftësimi gjatë procesit mësimor; zotërimi i shkrim-leximit fillestar. Njeri me (pa) shkollë. Ka (bërë) shkollëmadhe. Nuk ka shkollë. E ka shkollën e blerë. I dha shkollë djalit. - Sa shkollë ka? sa vite ke mësuar, dericilin cikël ke arritur.
7. Drejtim i caktuarshkencë, në art, në letërsi etj., që i përmbahet një grupi parimesh a metodash; rrymë; tërësia e parimeve krijuese dhe e metodave të një drejtimitillë. Shkollë letrare shkodrane. Shkollë filozofike. Shkolla romantike (klasike, realiste). Shkolla albanologjike. Shkolla e fjalëve dhe e sendeve. (gjuh.)
8. përmb. Tërësia e atyrendjekin një drejtimtillë. Shkolla e piktorëve mesjetarë shqiptarë (e Onufrit). Shkolla e shkrimtarëveviteve ’30.
9. usht. Stërvitje, mësim. Shkollë shënjimi.
10. fig. Mënyrë e të menduarit a të vepruarit. I përket shkollësvjetër.
Sin.: mësonjëtore, arsim, mësim, gramë, shkresë.
Në *bankat e shkollës. Ka bërë shkollën e shejtanit (dikush) keq. i ka mësuargjitha djallëzitë e ligësitë; është bërë dinak i madh, nuk ia hedh dot për asgjë; dredhon në çdo rrethanë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.