Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARSIMTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që punon në fushën e arsimit, duke dhënë mësim në shkollë; mësimdhënëse, mësuese ose pedagoge. Arsimtare e zellshme. Arsimtare e gjuhës shqipe. Përgatitja e arsimtareve për garën e nxënësve u lavdërua.
✱Sin.: arsimuese, mësuese, mësimdhënëse, profesore, pedagoge, edukatore.
MËSÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që jep mësim në një shkollë nëntëvjeçare a të mesme; arsimtare; mësimdhënëse. Mësuesja e klasës së parë. Bëj konsultë me mësuesen e matematikës (të gjuhës).
✱Sin.: mësimdhënëse, arsimtare, dhaskale, dhaskaleshë, profesore, shkollare, edukatore.
PEDAGÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET ars. Ajo që mëson dhe edukon të rinjtë, duke zbatuar parimet dhe metodat e pedagogjisë; specialiste për pedagogji; mësuese në një shkollë të lartë; titulli i kësaj mësueseje. Pedagoge e jashtme pedagoge që jep mësim në një shkollë të lartë pa qenë punonjëse e përhershme e kësaj shkolle. Pedagoge e brendshme pedagoge që jep mësim në një shkollë të lartë duke qenë punonjëse e përhershme e kësaj shkolle. Pedagoge me kohë të plotë. Pedagoge me kohë të pjesshme. Pedagoge e palodhur. Pedagoge në universitet. Pedagoget e para të arsimit tonë.
✱Sin.: edukatore, mësuese, mësimdhënëse, arsimtare.
PROFESORÁT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Tërësia e profesorëve në një universitet, në një qendër a institut kërkimoro-shkencor; trupa akademiko-mësimdhënëse në një shkollë të lartë. Takime pune (diskutime) me profesoratin.
PËRBË́RJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Tërësia e njerëzve dhe mënyra e ndërtimit a e organizimit të brendshëm të një grupi shoqëror a shtrese shoqërore, të një organizate a organi, të një kolektivi etj. sipas gjendjes shoqërore, prejardhjes së tyre, punës që kryejnë, arsimit etj. Përbërja e popullsisë. Përbërja klasore e shoqërisë. Përbërja e trupës mësimdhënëse. Përbërja e trupit gjykues.
2. Tërësia e lëndëve të diçkaje dhe mënyra e përzierjes së tyre në përpjesëtime të caktuara dhe sipas një ndërtimi të brendshëm. Përbërja kimike (fizike). Përbërja e tokës (e trupave qiellorë).
✱Sin.: strukturë, brumë, ndërtim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë