Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mëshirim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HALLALLIM
MËSHIRIM

MËSHIRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur mëshiroj dikë ose kur mëshirohem. Nuk kishin shkruar atje për mëshirim.
2. Mëshirë. E pa si me mëshirim. Nuk ka mëshirim.

MËSHIRË

MËSHÍR/Ë,~A f. 1. Ndjenjë e thellë dhembshurie e keqardhjeje për një njerimjerë a fatkeq dhe dëshira për t’i ndihmuar atij. Ndjeu mëshirë për të. E pa me mëshirë.
2. Dëshira a prirja e dikujt, që nga dhembshuria e butësia shpirtërore përpiqet t’ia falë a t’ia zbutë fajin a gabimin një tjetri, të bëjë lëshime etj. Kërkoi mëshirë. Tregoi mëshirë për dikë. S’ka mëshirë për të tjerët. Ishinmëshirën e tij.
3. Me parafjalën pa formon një shprehje ndajfoljore, me kuptiminrreptë, ashpër, keqas, egërsisht, mizorisht’. E rrahu pa mëshirë. Shfrytëzoheshin pa mëshirë.
4. fet. Dhembshuria, ndihma dhe përkrahja e Zotit; hir.
Sin.: keqardhje, dhembshuri, zemërbutësi, shpirtbutësi, përdëllim, mëshirim, hir.
E lë në mëshirëfatit (dikë a diçka) e lë jashtë, e lë pa gjë në rrugëmadhe; e braktis pa treguar asnjë kujdes për të; e luankumar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.