Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mëshenjoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MBËSHENJOJ

MBËSHÉNJ/OJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Mëshenjoj.

MËSHENJIM
ZGJEDH

ZGJEDHI vep., ZGJÓDHA, ZGJÉDHUR kal. 1. Ndaj nga një grup qeniesh a sendesh dhe marr atë që është më i mirë, më i përshtatshëm a më i rëndësishëm, atë që më pëlqenshumë. Zgjedh shokun (shokun e jetës). Zgjedh mollët (pjeshkët, domatet). Zgjodhi një këmishë (një lodër). Zgjodhi ngjyrën. Zgjodhi me trimat. I zgjodhi një nga një. I kanë zgjedhur me gisht. Zgjodhi më të mirat. - Zgjidh ti i pari! Farën e zgjodhën kalli për kalli. Ai nuk i zgjedh fjalët. - Zgjidh e merr! Zgjidh arën e qëro farën. (fj. u.). Zgjidh e zgjidh e mbasandaj mblidh. (fj. u.). Paraja nuk i zgjedh njerëzit. (fj. u.). Moj kasolle ku na mblodhe, sa vjet bëre që na zgjodhe. (fj. u.). Pyet njëqind vetë dhe zgjidh fjalën e vërtetë. (fj. u.). Kush zgjedh shumë, merr për lumë. (fj. u.). Shit arën e zgjidh farën. (fj. u.).
2. Caktoj e marr atë që më pëlqen a që më duket më e përshtatshme, më e mirë, më e rëndësishme etj.; vendos për njërën ndërmjet disa gjërash, zgjidhjesh, mundësish etj. Zgjedh zanatin (punën, profesionin). Zgjedh degën e studimit. Zgjodhi një vendqetë. Zgjedh rrugën më të vështirë (më të lehtë). Zgjodhi kohën më të mirë. - Zgjidh me kë do të jesh! Miqtë zgjodhën fushën (sport.). Sot vajza e zgjedh vetë fatin e saj. Gjithë korbat u mblodhën, si të parë bufin zgjodhën. (fj. u.).
3. Caktoj dikë me anëvotimit për të kryer një detyrë shtetërore a shoqërore. E zgjodhën kryetar. E zgjodhën sekretarshoqatës. E zgjodhënkryesi. E zgjodhënpresidium. E zgjodhën delegat.
Sin.: përzgjedh, seleksionoj, mëshenjoj, gjëllij, qëmtoj, përkoq, veçoj, gjej, caktoj, shkoqis.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.