Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DREK/ÓJ (DREKÓS) vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Ha drekë, drekem; drekos Drekuan së bashku (herët). Kemi drekuar në një atmosferë të shkëlqyeshme.
2. kal. I jap dikujt të hajë drekë; e marr dikë për drekë. Drekoi mysafirët.
3. kal. E shpie dhe e mbaj bagëtinë në një vend me hije në mesditë për të kaluar vapën; mërzej. I drekoi dhentë (dhitë) në hije.
HIJES/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I bëj hije diçkaje, krijoj hije; errësoj. Hijesoi vendin. Hijesoj bimët. Hijesoj dritaren.
2. fig. I jap hije a bukuri dikujt a diçkaje; e zbukuroj. Hijesoj shtëpinë (dhomën, oborrin e shtëpisë). Hijesoj vendin.
✱Sin.: hijezoj, hijenoj, errësoj, mërzej, zbukuroj, hijeshoj.
►PËRRÁLL/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. E kaloj kohën me muhabet a duke bërë shaka me dikë; tallem, mahitem. Përrallej me fëmijët. Përralleshin njëri me tjetrin.
2. E kaloj kohën kot, sillem pa punë. Mos u përrallni!
✱Sin.: tallem, mahitem, endem, përendem, sorollatem, vërdallem, vërdallosem, shullëhem, sillem, harboj, harbohem, kullos, lakadridhem, ngarris, bredh, vozis, trapis, nusëroj, tuhatem, tollovitem, tororisem, mërzej, hallavitem, sallais, pistallem, kapistallem, kërrnjotem.
ZHEGÍT (ZHEGÍS) vep., ~A, ~UR 1. jokal. Pushoj në kohën e zhegut, kaloj vapën. Zhegiti në hije të manit. Zhegita pranë një burimi.
2. kal. Çoj bagëtinë diku që të mërzejë në kohën e vapës. E zhegitnin bagëtinë në pyll.
3. kal., vet. v. III Lëshon ngrohtësi, jep ngrohtësi, nxeh. E zhegiti dielli. Zhegit zjarri.
4. fig., kal. E mërzit, e nxeh dikë. Mos më zhegit mos më bezdis, mos më mërzit.
✱Sin.: vapoj, pushoj, mërzej, zhegoj, ndez, nxeh, mërzit.
►ZHEGÍT/EM vep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Pushoj në kohën e zhegut, kaloj vapën, zhegohem. U zhegitën nëpër hije. U zhegitëm në një stan. Vapa të merrte frymën dhe ai donte të zhegitej.
2. vetv. Kam shumë vapë; digjem nga vapa; më djeg a më përvëlon zhegu. - A po zhegitesh? a ke vapë? U zhegita pa masë.
3. vetv., vet. v. III Përcëllohet nga vapa e madhe, digjet e thahet nga zhegu (zakonisht për bimët). U zhegit gruri (misri). Drithrat u zhegitën nga vapa.
4. fig., vetv. Më merr malli, digjem prej mallit për dikë.
5. pës. e ZHEGÍT.
✱Sin.: vapohem, zhegohem, përcëllohem, ngrohem, mërzej, digjet, thahet.
ZHEG/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Ndez, nxeh; i jap zjarr, e bëj që të digjet diçka. Zhegoj zjarrin. I zhegova shkarpat.
2. kal. dhe jokal. Zhegit. Zhegoi bagëtinë. Zhegoi në një hije.
3. fig., kal. Flas tërthorazi; hedh thumba, flas me kunja. Zhegon të tjerët kur flet kështu.
✱Sin.: ndez, nxeh, mërzej, zhegit, thumboj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë