Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mërshë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MËRSHOR

MËRSHÓR,~E mb. 1. Që ka shumë mërshë, i tultë, i mishtë; kund. eshtak. Kurmi i saj mërshor. Vithe mërshore.
2. fig. lidhet me mishin, që i përket mërshës, i mërshës; kund. shpirtëror. Epshe mërshore.

MËRSHË

MË́́RSH/Ë,~A f. 1. Kufomë njeriu a kafshë e ngordhur e pagroposur, që mban erë të qelbur; copë mishimban erë të keqe; kërmë. Mërshë qensh. Bie erë mërshë.
2. Pjesë e mishravenjeriut, e cila është dobësuar shumë dhe varet e duket si e qullët. I varej mërsha e duarve (e këmbëve).
3. Trupi i njeriut, mishi i njeriut. Kishte ndier drithërimën e mërshës.
4. keq. Trup i shëndoshë. E rrëzoi mërshën. Mos e shiko nga mërsha.
5. Lëkurë shumë e bardhë dhe e shndritshme.
6. si mb.është i bardhë e me shumë shkëlqim a lustër. Pjatë mërshë.
Sin.: kufomë, kërmë, trup, mish, lëkurë.

NGORDHËSIRË

NGORDHËSÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kafshë e ngordhur, kërmë, cofëtinë. Grifa ushqehet me ngordhësira.
2. fig. mospërf. Njeri ose kafshëështë shumë i dobët, që mezi mbahetkëmbë. Lopa e tij është një ngordhësirë.
3. fig. shar. Njeri që nuk është i zoti për asgjë. – Ik, o ngordhësirë!
Sin.: mërshë, cofëtinë, gërdallë, marxhë, karkashinë, gërmadhë, kërmë, mëshkenjë, verdhësirë, stërvinë, kufomë, i pazoti, i paaftë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.