Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARMIQËSÚAR (i, e) mb. Që ka hyrë në armiqësi me dikë, që i ka prishur marrëdhëniet me dikë, që është zënë me dikë. Fise (familje) të armiqësuara. Mbetën të armiqësuar. Njerëz të armiqësuar së koti.
✱Sin.: armiqësor, i hasmuar, i mëritur, i urryer, keqdashës, dashakeqës, dashaligës, urrejtës, smirëzi, smirëkeq, smiror, smirak, resëtar, inatçi, zemërak.
BUHAVÍTUR (i, e) mb., bised. 1. I ënjtur, i fryrë (zakonisht për trupin dhe pjesët e tij). Me sy të buhavitur. Këmbë të buhavitura. Fytyra e tij e buhavitur.
2. fig. I inatosur, i nxehur, i mëritur, i zemëruar; i mërzitur nga diçka e padëshirueshme, i sëkëlldisur, i sëndisur, i urgusur. Dukej i buhavitur që larg.
ZEMËRÚAR (i, e) mb. 1. Që e ka pushtuar zemërimi, që është nxehur, i inatosur. Ishte shumë i zemëruar. Bërtiste (çirrej) i zemëruar. Fytyra e tij e zemëruar tregonte se i kishte ardhur në majë të hundës e mund të shpërthente.
2. Që është i pakënaqur me të drejtë, që është mbushur me zemërim nga veprimet e padrejta ose jonjerëzore të dikujt. Turmë e zemëruar. E mora me të mirë, se ishte i zemëruar e donte një fjalë të ëmbël.
3. Që shpreh zemërim. Vështrim i zemëruar. E la ashtu të zemëruar.
4. Që i ka prishur marrëdhëniet e mira me dikë dhe nuk flet me të. Ishin të zemëruar e nuk flisnin.
✱Sin.: i inatosur, i nevrikosur, i pakënaqur, i mërzitur, i prekur, i xhindosur, zemërak, gjakhidhur, i mërishëm, i mëritur, buzëvarur, ballërrudhur, fytyrëvrenjtur, fytyrëmrrolur, kokëmënjanë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë