Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARMIQËSÍSHT ndajf. Në mënyrë armiqësore, me armiqësi; kund. miqësisht. E priti armiqësisht. Foli armiqësisht. U soll armiqësisht.
✱Sin.: dashakeqësisht, dashaligësisht, urrejtshëm, hasmërisht, mërishëm.
MËRIMBÁJTËS,~E mb. Që e ka zakon të mbajë mëri; inatçor. Është (bëhet) mërimbajtës. Burrë mërimbajtës. Grua mërimbajtëse. Botë mërimbajtëse.
✱Sin.: i mërishëm, inatçor, inatçi, zemërak, hidhërak, hidhtak.
MËRÍSHËM ndajf. Me mëri, me zemërim të madh, me urrejtje. Vështronte mërishëm. Shfreu mërishëm.
✱Sin.: mërias, zemërueshëm, urrejtshëm.
TËRMÉGSHËM ndajf. Mërishëm, me zemërim të madh, me tërbim, me furi, në mënyrë të tmerrshme. Luftoi tërmegshëm. Era frynte tërmegshëm.
URRÉJTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që duhet të urrehet, që të ngjall urrejtje; i urryer. Njeri i urrejtshëm. Fytyrë e urrejtshme. Punë (vepër) e urrejtshme. Shfrytëzim i urrejtshëm. Regjim i urrejtshëm.
✱Sin.: i urryer, i mërishëm, i përbuzshëm.
ZEMËRÚAR (i, e) mb. 1. Që e ka pushtuar zemërimi, që është nxehur, i inatosur. Ishte shumë i zemëruar. Bërtiste (çirrej) i zemëruar. Fytyra e tij e zemëruar tregonte se i kishte ardhur në majë të hundës e mund të shpërthente.
2. Që është i pakënaqur me të drejtë, që është mbushur me zemërim nga veprimet e padrejta ose jonjerëzore të dikujt. Turmë e zemëruar. E mora me të mirë, se ishte i zemëruar e donte një fjalë të ëmbël.
3. Që shpreh zemërim. Vështrim i zemëruar. E la ashtu të zemëruar.
4. Që i ka prishur marrëdhëniet e mira me dikë dhe nuk flet me të. Ishin të zemëruar e nuk flisnin.
✱Sin.: i inatosur, i nevrikosur, i pakënaqur, i mërzitur, i prekur, i xhindosur, zemërak, gjakhidhur, i mërishëm, i mëritur, buzëvarur, ballërrudhur, fytyrëvrenjtur, fytyrëmrrolur, kokëmënjanë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë